Raportime

SKANDALI/ Qendrat shëndetësore përurohen, por nuk funksionojnë

Gazetarë: Elona Tereziu/Mark Brunga Prerja e shiritave është bërë tashmë e “modës” ndër qeveritarë. Gjithsesi, ajo çka e vlerëson punën e tyre është pjesa pas prerjes së shiritit. Dhe pikërisht pas “prerjes së shiritit” rezulton se situata nuk është ashtu siç shprehen pushtetarët. Të tilla janë dy prej qendrave shëndetësore në Durrës dhe në Tiranë, e para e ndërtuar dhe përuruar ...

Read More »

SKANDALI/ Abuzimi me pacientët, nga reanimacioni në shtëpi ende të sëmurë

Denisa Canameti Pacientët në QSUT dërgohen nga shërbimi i reanimacionit drejt e në shtëpi, pavarësisht nevojës për trajtim të mëtejshëm në spital. Një sjellje e tillë, në kundërshtim me ligjin, vë në rrezik jetën e tyre. Shefi i shërbimit të reanimacionit, Ilir Ohri, thotë se e di që një gjë e tillë është e kundërligjshme, por ai nuk mund t’i ...

Read More »

Transplanti kushton? Po jeta e njeriut sa kushton?

Arben Ivanaj, hematolog Zhvillimi i transplantit zhvillon mjekësinë, zhvillon laboratorët, zhvillon fakultetin e mjekësisë. Është detyra e çdo shteti që të implementojë shërbime të tilla. Pavarësisht debateve të herëpashershme shtet-privat, them se ka ardhur koha t’i jepet fund. Në çdo vend transplantin e bën shteti. Në të gjitha kohërat, zbulimet dhe zhvillimet e mëdha janë bërë në shërbimet publike. Bëhet ...

Read More »

SKANDALI/ Të sëmurët me kancer shtohen, buxheti për ilaçet ulet

Arlinda Gjypi (Click here for English version) Numri i të sëmurëve me kancer po arrin shifra të frikshme. Në fakt, sipas mjekëve, pritet që së shpejti kanceri të jetë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri, duke kaluar edhe sëmundjet kardiovaskulare që tashmë janë në vend të parë. Pavarësisht këtij alarmi, të sëmurët me kancer janë ata që vuajnë më shumë ...

Read More »

Dyndje në Onkologjik, sistemi i radhës jashtë funksionit (Video)

Pavarësisht politikave shëndetësore me në fokus pacientët e Onkologjikut, realiteti tregon se ata (pra pacientët) janë të fundit që po përfitojnë prej tyre. Kështu, e hëna në këtë shërbim ka nisur me rrëmuje dhe kaos. Që në orët e para të mëngjesit në pavionin e Onkologjikut janë krijuar radhë të gjata të pacientëve që presin të vizitohen. Në mesin e ...

Read More »

Konsultori i gruas në Poliklinikën nr.8 bosh, mjeket në kafe

Është mëngjes dhe në Konsultorin e Gruas së Qendrës Shëndetësore nr.8 nuk gjen asnjë mjek, asnjë infermier, asnjë punonjës. Në hyrje të konsultorit thuhet se orari zyrtar i konsultave është 07:30-20:10 e megjithatë zyrat janë të mbyllura. Një paciente e këtij konsultori nuk ngurron të dërgojë një video të xhiruar në këtë konsultor rreth orës 9:30 të mëngjesit, teksa shkruan: ...

Read More »

Bulqizë, mbetjet spitalore pushtojnë rrugët (Video)

Mbetjet spitalore të hedhura vend e pa vend favorizojnë terrenin për përhapjen e sëmundjeve infektive.  Pjesa më e madhe e tyre trajtohet si mbetje urbane, digjen ose hidhen në koshat e plehrave. Shumë nga subjektet që prodhojnë mbetjet spitalore (spitalet dhe klinikat dentare) nuk zbatojnë detyrimin ligjor për trajtimin e tyre. Një media lokale në Bulqizë ka denoncuar me video ...

Read More »

Përmirësimi i sistemit shëndetësor përmes një vote të informuar, TFL trajnim me pacientët

Në kuadër të projektit “Përmirësimi i Shërbimeve Shëndetësore përmes Votimit të Informuar-Edukimi i Qytetarëve për Programet e Shëndetit Zgjedhor” me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, shoqata “Together for Life” organizoi një trajnim me përfaqësues të shoqatave të pacientëve dhe të partive politike. Pacientët u informuan mbi të drejtat e tyre për të kërkuar informacion nga partitë politike lidhur me programet  shëndetësore. ...

Read More »

Bluzat e bardha denoncojnë për ‘Shëndet+’ kushtet skandaloze të Urgjencës në QSUT

Personeli i Urgjencës së Tiranës në QSUT ka denoncuar me video kushtet e mjerueshme me të cilat duhet të punojnë. Bluzat e Bardha tregojnë për “Shëndet+” se kushtet me të cilat ata punojnë janë shumë më të këqija se ata të Poliklinikës nr.9, që u denoncuan nga infermieri Frrok Bardhi në emisionin investigativ “Stop”. “Ambienti ku e kanë çuar ekipin ...

Read More »