Denisa Canameti
Shpallen kriteret e vlerësimit të dosjeve të kandidatëve për drejtues të shërbimit në strukturat shëndetësore universitare. Data e aplikimit për proçedurën e përzgjedhjes së kandidaturave për drejtues të shërbimit në strukturat shëndetësore universitare do të jete nga data 19.10.2018 ora 09:00, deri më 05.11.2018, ora 16:00.
Qeveria shqiptare me një Vendim të Këshillit të Ministrave më datë 31 korrik 2018 vendosi ndryshimin e kritereve për emërimin e shefave të shërbimit në Qendrat Spitalore Universitare. Ndryshimet e bëra i dhanë mundësinë një numri më të madh mjekësh për të pretenduar për këtë pozicion.
Së pari, në kriteret e ndryshuara është edhe kriteri “titull” (kriter që për hir të së vërtetës pretendohet se pati krijuar monopol dhe shpesh herë është pretenduar gjithashtu se marrja e titujve pengohet pikërisht me qëllim për të mos “cënuar” pozicionin e shefit të shërbimit).
Në kriteret dhe dokumentat për kandidim, Pika 7, përcaktohet shprehimisht “ Diplomë Doktoratë/PhD, të mbrojtur në një nga universitetet e Shqipërisë, të BE-së, SHBAsë, Kanadasë, Turqisë, Australisë ose Japonisë;”. Pra, për t’u bërë shef shërbimi mjafton edhe kryerja e një doktorature në vend, gjë e cila nuk ka qenë më parë, nëse nuk kishe titullin profesor dhe se doktoraturat duhej të ishin mbrojtur në një universitet mjekësie në vende të Bashkimit Europian, apo SHBA Turqi, Australi dhe Japoni.
Por, çfarë ka lënë të pakënaqur mjekët?
Në pikën 10, përcaktohet se një nga kriteret e konkurimit është:
“Kontrata ose vërtetimi që është mjek pedagog me kohë të plotë jo më pak se 5 (pesë) vjet), me kontratë me kohëzgjatje të pacaktuar në IAL-në përkatëse dhe të ketë të njëjtin specialitet në shërbimin shëndetësor universitar, për të cilin kandidon, ose të jetë/të ketë qenë mjek pedagog me kohë të plotë i strukturave universitare homologe të Bashkimit Evropian ose vendeve anëtare të OECD.
Në rastet kur asnjë nga pjesëtarët e stafit mjekësor nuk plotëson kriterin e sipërpërmendur, mund të pranohen edhe kandidatë me përvojë akademike, jo më të shkurtër se 8 (tetë) vjet, pa nderprerje si pedagog me kohë të pjesshme. Konsiderohet përvojë akademike aktiviteti didaktik i kryer në institucione publike të arsimit të lartë apo në institucione jopublike të arsimit të lartë, të akredituara dhe në programe studimi të akredituara brenda vendit, në periudhën e përvojës së kryer. I njëjti kriter vlen dhe për institucionet dhe programet e akredituara/e njohura në një nga vendet e Bashkimit Evropian ose vendet anëtare të OECD;”
Pra, kriter për të kandiduar është edhe kohëzgjatja e punës në fakultet, e përcaktuar jo më pak se 5 (pesë) vjet për mjek pedagog me kohë të plotë dhe jo më të shkurtër se 8 (tetë) vjet, pa ndërprerje si pedagog me kohë të pjesshme.Por, pedagogët me kohë të pjesshme kanë të drejtë të kandidojnë VETËM NËSE asnjë nga pjesëtarët e stafit mjekësor nuk plotëson kushtin e parë . Pra, nëse në atë shërbim nuk ka asnjë pedagog tjetër që punon me kohë të plotë në Fakultet.
Burime për “Pro Pacientin” tregojnë se kjo cënon shërbimet e vogla, pasi ka shërbime në QSUT ku vetëm një mjek (shefi aktual i shërbimit) punon me kohë të plotë, prej 5 vitesh si pedagog. Kjo heq të drejtën pedagogëve të jashtëm për të kandiduar (edhe pse kanë 8 vite punë pa ndërprerje si pedagog me kohë të pjesshme).
Sipas kësaj skeme, në shërbimet e vogla, nuk do të ketë konkurs (më saktë, do të ketë konkurs fiktiv) pasi këta mjekë do të konkurojnë me vetveten.
Të njëjtat burime shprehen se nga administrata e QSUT-së u është kërkuar që pedagogët e jashtëm, t’i dorëzojnë dosjet edhe pse në shërbimin e tyre ka mjekë (edhe pse vetëm 1 mjek) që plotëson kushtin (5 vjet pedagog ). Por, sipas tyre kjo kërkohet vetëm për të “shpëtuar” procesin dhe për të patur “konkurim”, pasi sipas kritereve ata janë të përjashtuar.
Eshte gatuar cdo gje ne kuzhinen Manastrliu.
Kuzhiniere: Ogerta Manastirliu, Enida Xhumari, Erjona Hoxhaj.
Mire e bejne keto kuzhiniere, kur ushqimin e helmuar e gelltisin mjekët aspirantë per shefa.
Ku e keni dinjitetin ju mjekë te nderuar, qe ju lene tju shtypin tufa e galave?!?!