Denisa Canameti
“Kjo është situata e higjienës në KSU, Klinika Stomatologjike Universitare”.
Ky denoncim, bashkëngjitur disa foto, kanë mbërritur në redaksinë e Pro Pacientit ditën e sotme. Pamjet e dëshmuara përmes fotove tregojnë për një ambient me lagështirë dhe me kushte higjiene shumë të këqija.
Shërbimi dentar shtetëror nuk është braktisur nga qytetarët. Përkundrazi, është i lartë numri i atyre që i drejtohen shtetit, pasi ky shërbim në privat është shumë i shtrenjtë. Mirëpo, krahas përfitimit ekonomik, duket se cilësia e shërbimit vihet në pikëpyetje për shkak të kushteve jo optimale të ambienteve.
Në këtë klinikë studentët e stomatologjisë zhvillojnë orët e tyre të praktikës nën mbikëqyrjen e pedagogëve.
Ndërkohë, sipas ligjit “Për Shërbimin Stomatologjik në Republikën e Shqipërisë” ky shërbim ofrohet falas për:
- personat nga mosha 0 deri 18 vjeç;
- të sëmurët e shtruar dhe ata që trajtohen në institucione spitalore publike, për mjekime urgjence;
- kategori të veçanta individësh që, me ligje dhe akte nënligjore të veçanta.
Shteti merr përsipër të mbulojë pjesërisht:
- shërbimin e urgjencave stomatologjike për moshat mbi 18 vjeç;
- shërbime stomatologjike në Departamentin e Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë;
- shërbime stomatologjike në institucionet stomatologjike publike.
2 comments
Pingback: – Denoncim: Lagështirë dhe myk në Klinikën Stomatologjike Universitare, QSUT | GAZETA SHËNDETI
Pingback: Denoncim: Lagështirë dhe myk në Klinikën Stomatologjike Universitare, QSUT |