Mbi 1300 praktikantë të degës së infermierisë do ti nënshtrohen provimit për të fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit. Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë ka bërë publik emrat e kandidatëve që do të testohen në datat 3-10 prill.
Në të njëjtat data, UISH bën me dije se provimit për të fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit, do ti nënshtrohen edhe praktikantët e degëve mami, fizioterapi, teknik imazherie, teknik laboratori dhe logopedi. Sipas të dhënave të UISH, numri total i praktikantëve që do ti nënshtrohen provimit të licencimit është 2276.
Të gjitha provimet do të zhvillohen në zyrat e Urdhrit të Infermierëve të Shqipërisë.
Duke klikuar, më poshtë gjeni emrat për çdo degë si dhe datat përkatëse të provimeve:
1.INFERMIERI
2.MAMI
3.FIZIOTERAPI
4.TEKNIK IMAZHERIE
5.TEKNIK LABORATORI
6.LOGOPEDI
provimi shtetit infermieri