Në kuadër të projektit “Përmirësimi i Shërbimeve Shëndetësore përmes Votimit të Informuar-Edukimi i Qytetarëve për Programet e Shëndetit Zgjedhor” me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, shoqata “Together for Life” organizoi një trajnim me përfaqësues të shoqatave të pacientëve dhe të partive politike.
Pacientët u informuan mbi të drejtat e tyre për të kërkuar informacion nga partitë politike lidhur me programet shëndetësore. Përfaqësuesit e shoqatës “Together for Life” folën lidhur me politikat në shëndetësi dhe rëndësinë e transparencës në këtë sektor.

Pjesë e trajnimit ishin edhe disa përfaqësues të partive politike, të cilët u njohën më nga afër me problematikat e shtruar nga pacientët dhe premtuan se do t’i diskutonin me anëtarët e tjerë të partisë për t’i përfshirë në programet politike.
Shoqata Together for Life do të vazhdojë monitorimin e programet e partive politike për sektorin e shëndetësisë.
Projekti synon njohjen e qytetarëve shqiptarë me programet shëndetësore të partive politike që do të garojnë në zgjedhjet e qershorit 2017, si dhe pasqyrimin e nevojave reale që ka sistemi ynë shëndetësor.
Ky projekt mbështetet nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokracinë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./ProPacientit.com
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve