Pavarësisht politikave shëndetësore me në fokus pacientët e Onkologjikut, realiteti tregon se ata (pra pacientët) janë të fundit që po përfitojnë prej tyre.
Kështu, e hëna në këtë shërbim ka nisur me rrëmuje dhe kaos. Që në orët e para të mëngjesit në pavionin e Onkologjikut janë krijuar radhë të gjata të pacientëve që presin të vizitohen. Në mesin e tyre ka edhe pacientë me kancer, të cilët janë të detyruar të presin me orë të gjata në hollin e spitalit.
Nuk ka rëndësi nëse ke ardhur në 6:00 apo në 7:00 të mëngjesit, më “i forti” do të mundet të hyjë në radhë për konsultë deri kur të plotësohet numri. Të tjerët do të duhet të kthehen, një ditë tjetër….
I gjithë ky kaos është shkaktuar vetëm për shkak të daljes jashtë funksionit të sistemit të radhës./ https://propacientit.al/
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve