Lajme

Rikthehen rimbursimet fiktive të ilaçeve/ Dhjetra farmaci dalin me teprica fizike barnash të rimbursuara

Nga Klodian Tomorri Kontrollet rastësore të zhvilluara në disa farmaci në rrethe të ndryshme të Shqipërisë kanë evidentuar një fenomen të dyshimtë. Shumë farmaci rezultojnë me diferenca pozitive të sasisë së barnave. Alarmin e ka lëshuar KLSH gjatë një raporti auditimi të vitit 2021. “Në dosjet e kontrollit të audituara dhe informacionin analitik me rezultatet e përgjithshme të kontrollit të ...

Read More »

Shtohen të sëmurët mendor! Psikiatrja Arjana Rreli: Po arrijmë edhe 30 vizita në një ditë

Raporti për Shëndetit Mendor 2024 realizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Sondazheve IPSOS, doli në përfundime shokuese, është shtuar numri i të prekurve nga sëmundjet psikike. Raporti për Shëndetit Mendor 2024 realizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Sondazheve IPSOS, doli në përfundime shokuese, është shtuar numri i të prekurve nga sëmundjet psikike. Në Gjermani, gati 1/3 e popullsisë vuan çrregullime të shëndetit ...

Read More »

Qendra Shëndetësore Funarë me ilaçe të skaduara. Mbetjet spitalore në kuti moltosh e patatinash

Me dhjetëra medikamente të skaduara dhe mbetje spitalore janë gjetur në qendrën shëndetësore të fshatit Funarë, Librazhd. Mbetjet spitalore u gjetën nga gazetarët e Fiksit në dhomën ku bëhen injeksionet e pacientëve, në disa kuti moltosh dhe patetinash. Në këtë dhomë ndodheshin dy kuti ku në njërën prej tyre mbaheshin shiringat, gjilpëra ndërsa në kutin tjetër kishte shishe serumi gjysmë ...

Read More »

Zheni Gjergji: Qeveria jo transparente, shqiptarët paguajnë 60% nga xhepi i tyre për shërbim dhe trajtim shëndetësor

Kryetarja e e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji deklaron se, pavarësisht se qeveria flet për “buxhete historike”, Shqipëria është një nga vendet me buxhete më të ulëta për shëndetësinë.  “Komisioni i Shëndetësisë analizon cdo vit buxhetet që akordon qeveria shqiptare për shëndetësinë dhe ajo që vihet re është se këto buxhete e klasifikojnë Shqipërinë si një nga vendet me buxhetet  ...

Read More »

Dëshmi/ “Në laboratore të ndryshme, merrja përgjigje të ndryshme analizash, nuk dija cilin bakter të mjekoja?!”

“Gabimet ndodhin” është një frazë e zakonshme, por disa gabime janë shumë më serioze se të tjerat. Ky është sigurisht rasti kur ne e kthejmë vëmendjen te kujdesi shëndetësor, dhe në veçanti te laboratoret mjekësore, ku edhe gabimi më i vogël mund të ndikojë drejtpërdrejt në mirëqenien e një pacienti. Laboratorët mjekësorë, sidomos në Tiranë janë përhapur si ”kërpudha”, por ...

Read More »

Autonomia spitalore/ Vasili: Si mund të bashkëjetojë një autonomi me koncensione?! Proces i kompromentuar fillim e mbarim

Ish ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili vë gishtin në disa plagë që vuan sistemi ynë shëndetësor sot. Konstatimet e tij erdhën gjatë tryezës së diskutimeve organizuar nga  Shoqata Together for Life, ku u prezantua raporti me temën “Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor – A mbulon skema nevojat reale të kujdesit shëndetësor”, mbështetur nga National Endoëment for Democracy. ...

Read More »

Kontraceptivi i emergjencës/ Mjekja: Gratë pa informacion. Keqpërdorimi jep probleme

Shumë gra dhe vajza në Shqipëri i drejtohen shpesh farmacive për të marrë pilulën e emergjencës, për të parandaluar shtatzënitë që vijnë nga marrëdhënie seksuale të pambrojtura.  Por për mjeken gjinekologe Lindita Myzyri, shpesh ata nuk kanë informacionin e duhur mbi medikamentit që përdorin.  ‘Një pjesë e mirë e vajzave dhe grave drejtohen direkt në farmaci për të marrë pilulën ...

Read More »

Shtëpitë e të moshuarve pa psikiatër/ KLSH: 45% probleme të shëndetit mendorë

“322 të moshuar jetojnë në 6 qendrat rezidenciale, që gjenden në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Fier, Gjirokastër dhe Poliçan. Një raport i KLSH ka nxjerr në pah se në asnjë prej këtyre institucioneve nuk ka një mjek psikiatër, në një kohë kur 45% e të moshuarve kanë probleme”. Në dokumentin e hartuar nga audituesit, vërehet se veç mjekut psikiatër në  këto ...

Read More »

Barra e sëmundjeve rrit importet e farmaceutikës me 14% më 2023, por po konsumohen ilaçe më të lira

Sasitë e importeve të produkteve farmaceutike panë rritje të shpejtë vitin e kaluar me rreth 14%, pas një rënie të lehtë pas pandemisë. Të dhënat e INSTAT referojnë se vitin e kaluar u importuan 6,753 tonë ilaçe nga 5,917 tonë me 2022, por shihet një tendence e rritjes së fortë e importeve nga Turqia. Vitin e kaluar u importuan nga ...

Read More »

Shqipëri, “autonomia spitalore” rikthehet debati për shërbimet shëndetësore

Në Shqipëri autoritetet zyrtare po prezantojnë disa elementë të autonomisë spitalore, që parashikon delegimin gradual të vendimarrjes financiare dhe administrative nga strukturat e qeverisjes së përgjithshme te spitalet. Spitalet publike që plotësojnë disa kritere, po pajisen me kartën e autonomisë menaxheriale, e cila bazohet në atë që quhet praktikë e dyfishtë, sipas së cilës qytetarët do të kenë mundësi të ...

Read More »