Raportime

Ndërron jetë mjeku i spitalit rajonal të Sarandës

Ka ndërruar jetë krejt papritur mjeku i njohur i spitalit rajonal të Sarandës, Aleksi Prifti. Prej vitesh, Prifti ka punuar si mjek i përgjithshëm, ndërsa ditën e sotme është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur, si pasojë e një sëmundje të rëndë. Lajmin për vdekjen e mjekut të njohur ka shpërndarë miku i tij Spiro Gjicali në rrjetet sociale, ...

Read More »

Emra të rinj në shëndetësi

  Interesi për emrat e rinj që pritet të vijnë në krye të institucioneve shtetërore është i madh. Shëndetësia mbetet një nga sektorët që ngjall kuriozitet midis profesionistëve, por cuditërisht edhe te masa. E ndërsa konkursi për drejtuesit e spitaleve të Tiranës dhe ato rajonale është i hapur, duket se janë përcaktuar edhe emrat e drejtuesve në Ministrinë e Shëndetësisë ...

Read More »

Institucionet shëndetësore nuk japin asnjë të dhënë për kancerin në Shqipëri

Sipas një informacioni të shpërndarë në faqen zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik, në kuadër të muajit tetor si muaji i luftës kundër kancerit të gjirit, citohet fakti se kanceri i gjirit është ndër llojet e kancerit pothuajse tërësisht i trajtueshëm. Materiali vazhdon duke thënë se fatmirësisht, pothuajse të gjitha mënyrat e trajtimit bashkëkohor ofrohen edhe në Shqipëri. Së fundi ...

Read More »

Mungon terapia për të sëmurët me kancer gjiri në onkologjik. EDA: Letër institucioneve

Aktualisht në Spitalin Onkologjik në QSUT trajtohen rreth 120 paciente me kancer gjiri, të cilat për shkak të mungesës së medikamentit në vazhdimësi nuk po trajtohen sipas protokollit. Protokolli përcakton qartë se gratë e diagnostikuara me kancer gjiri të hershem ose metastatik që kanë rezultuar HER2+ , duhet të trajtohen me trastuzumab ( Herceptin) çdo 21 ditë për 18 cikle ...

Read More »

Manastirliu e nis me premtimet e Beqajt. Por e “sfidon”, aksion për 100 ditë

Menjëherë pas marrjes së detyrës si Ministër i Shëndetësisë Ilir Beqaj nisi një aksion për pastrimin e ambjenteve të spitaleve, jo vetëm nga kioskat. Aksionin, Beqaj e ka nisur nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku është shoqëruar edhe nga Ministrja aktuale e Shëndetësisë, nën funksionin e drejtoreshës së QSUT, Ogerta Manastriliu. “Që nga sot po zbatojmë atë që komunikuam ...

Read More »

Ca të nënës, ca të njerkës

Bluzat e bardha në QSUT janë të pajisur me një kartë që i lejon ata të futen ne institucion pa paguar 100 lekëshin. Çështja e pajisjes me kartë vetëm e mjekëve, ka ngjallur debat te infermierët të cilët e kanë ngritur çështjen deri të Avokati i Popullit.  Ata kanë kërkuar që edhe infermierët të përjashtohen nga detyrimi për të paguar ...

Read More »

Manastirliu në Elbasan: Aksion higjienizimi i ambienteve të brendshme të spitalit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër aksionin e prishjes së ndërtimeve të paligjshme në ambientin e spitalit Rajonal të Elbasanit si dhe lajmëroi vijimin aksion të madh higjienizimi të ambienteve të brendshme të spitaleve në 100 ditët e para të qeverisjes. “Jemi sot këtu në Elbasan, për të nisur aksionin e pastrimit të territoreve të ...

Read More »

E FUNDIT/ Pezullohet drejtoresha e ASHR-së

Pas vetëm disa muajsh në krye të Autoritetit Shëndetësor Rajonal , Suzana Zhukri mësohet se është pezulluar nga detyra, nga Ministrja Ogerta Manastirliu. Burime për ‘Pro Pacientin’ thonë se pezullimi i Zhukrit mendohet se ka ardhur pas denoncimit të bërë në emisionin investigativ ‘Fiks Fare’ për emërimet dhe shkarkimet e punonjësve të Autoritetit Rajonal Shëndetësor të Tiranës, të cilat thuhet ...

Read More »