
Pas vetëm disa muajsh në krye të Autoritetit Shëndetësor Rajonal , Suzana Zhukri mësohet se është pezulluar nga detyra, nga Ministrja Ogerta Manastirliu.
Burime për ‘Pro Pacientin’ thonë se pezullimi i Zhukrit mendohet se ka ardhur pas denoncimit të bërë në emisionin investigativ ‘Fiks Fare’ për emërimet dhe shkarkimet e punonjësve të Autoritetit Rajonal Shëndetësor të Tiranës, të cilat thuhet se janë bërë në shkelje të Kodit të Punës. Sipas denoncimit drejtoresha e pezulluar, Suzana Zhukri ka shkarkuar një dezinfektues në shkollat publike të kryeqytetit, e në vend të tij ka emëruar një sekretar, të cilin e përdor si truprojë.
Të gjitha emërimet, që kjo drejtoreshë ka bërë gjatë 5 muajve në detyrë, nuk i ka shpallur më parë në APP, siç e parashikon ligji.
Suzana Zhukri ka ardhur në postin e Drejtorit të Autoritetit Shëndetësor Rajonal, gjatë periudhës së zgjedhjeve pasi kreu i mëparshëm i këtij institucioni, Edmond Stojku ishte në listën e kandidatëve për deputet.
Burime për ‘Pro Pacientin’, thonë se ende nuk ka një emër zyrtar të personit që do të zëvendësojë Zhukrin edhe pse kanë filluar të lakohen emrat e mundshëm.
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve