Raportime

Dështimi i dixhitalizimit të mjekësisë, mjekët në fshatra pa internet

Sistemi i ri i vizitave të pacienteve tek mjeku specialist, nëpërmjet planifikimit online prezantuar këtë janar nga kryeministri Rama nuk funksionon në fshatra, nuk ka internet. Në Qarkun Fier nuk funksionon sistemi online i referimit për tek mjeku specialist, çka ka bërë që pacientët të presin me orë të tëra për një vizitë. Gazetarët e Fiksit komunikuan me disa pacientë ...

Read More »

Rastet me kancer janë dhjetëfishuar vitet e fundit, statistikat nuk janë të sakta

Shëndeti i popullatës shqiptare po kalon një tranzicion të vështirë për shkak të përhapjes me shpejtësi të sëmundjeve që vrasin shpejt, sidomos kardiakeve dhe neoplazmave (tumoralet). Nga viti 2012-2017 kanë humbur jetën nga sëmundjet tumorale mbi 3500 persona çdo vit. Sëmundjet malinje ishin shkaktari i dytë i vdekjeve në Shqipëri gjatë vitit 2017 me një rritje 2.1 për qind në ...

Read More »

Bluzat e bardha denoncojnë shpërdorimin e fondeve publike në shëndetësi

“Largimi i profesionistëve të shëndetësisë në një ditë të bukur me diell nën qiellin e ristrukturimit është alarmi i asaj se çfarë pritet të ndodhë në shëndetësi në ditët e muajt në vazhdim”. Është ky alarmi që bluzat e bardha ngrenë pas shkarkimit nga detyra të 34 punonjësve me eksperiencë pune disavjeçare në Fondin e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor. Sipas ...

Read More »

MSH në aksion: 3 herë kontrolle mjekëve brenda ditës

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pavarësisht se ka zgjedhur drejtuesit e institucioneve shëndetësore, sipas një konkursi “të drejtë” duket se nuk jua beson punën maksimalisht. Përfaqësues të Ministrisë kanë nisur kontrollet e rrepta nëpër Qendra Shëndetësore dhe Poliklinika Specialitetesh lidhur me mos/prezencën e mjekëve në punë. “Firmosim 3 herë në ditë. Na vijnë me lista nëpër dhoma, për të ...

Read More »

Denoncimi/ Lekët e shëndetësisë në duart e specializantëve. Ministria shkarkon punonjësit e Fondit

Ristrukturimi i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të shkarkojë me një të rënë të lapsit 27 punonjës me eksperiencë pune disavjeçare në këtë institucion. Skandali nuk përfundon këtu. Sipas Kolegjit të Mjekëve Shqiptarë, Ministria ka shkarkuar të gjithë këta punonjës pa arsyetuar më gjatë mbi selektimin që është bërë, ndërkohë që ka vendosur ...

Read More »

Ankesat e qytetarëve për shëndetësinë?! Qeveria ua faturon fajet mjekëve

Denisa Canameti Koordinatorja e Bashkëqeverisjes në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Gordani, ka dhënë një intervistë live në ERTV ku ka folur për ankesat që vijnë nga qytetarët për çështje të shëndetit dhe mbrojtjes sociale. Krahas rasteve të suksesit që Gordani ka përmendur, gjithashtu është ndalur në problematikat e sistemit për të cilat qyetarët shkruajnë, duke renditur të ...

Read More »

Situatë kritike në çerdhe e kopshte. Kompromiset e prindërve dhe institucioneve, po rrezikojnë shëndetin e fëmijëve

Denisa Canameti “Jo pak fëmijë me shenja shumë të qarta të variçelës (lisë së dhenve) ishin sjellë prej prindërve në lokale, të cilët vinin vërdallë e luanin me fëmijët e tjerë pa asnjë shenjë klinike të kësaj sëmundje”, ishte kjo situata që mjeku Tritan Kalo përshkroi në rrjete sociale, duke iu bërë thirrje prindërve për ndërgjegjësim. “Kjo sëmundje ende mbetet ngjitëse, ...

Read More »

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi fton shoqatat e pacientëve për bashkëpunim

Denisa Canameti Shoqata Together for Life vazhdon punën e saj intensive për njohjen/ edukimin dhe prezantimin e pacientëve me kuadrin ligjor dhe institucionet e pavarura që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të pacientëve nga institucionet shtetërore të kujdesit shëndetësor. Në kuadër të kësaj përpjekje të TFL, u zhvillua një takim në ambientet e zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me ...

Read More »

A janë paguar mjekët për ditët e patronazhimit? Manastirliu shmang pyetjen

“Ministria e Shëndetësisë nuk i ka paguar mjekët për ditët e patronazhimit. Përveç pagave, që është një shqetësim, problem më i madh është se javët e para i nisnin mjekët në ekip, tani i kanë nisur të vetëm duke krijuar edhe risqe të mëdha në mbulimin optimal të shërbimit sepse urgjencat apo rastet e vështira kërkojne ekip.” Ky është denoncimi ...

Read More »

Manastirliu: Lista e barnave të spitalit do afishohet në çdo urgjencë

“Askush nuk mund të drejtojë më pacientin apo familjarin, që të blejë ilaçe jashtë spitalit. Lista esenciale e barnave do të shpallet brenda datës 15 Maj në çdo pavion dhe shërbim urgjence dhe drejtorët e spitaleve do të jenë përgjegjës nëse do te ketë mungesa të këtyre barnave”. Deklarata u bë nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ...

Read More »