Raportime

Vonesa dhe pritje të gjata për marrjen e shërbimit tek onkologjiku, prishet sistemi

Desara Çela Gazeta “Shëndeti online” bëri sot një monitorim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas denoncimeve për trafik të ngarkuar makinash në ambientet e këtij spitali. Pas verifikimit të situatës, e cila si duket u qetësua shpejt, u pa se një tjetër radhë ishte krijuar përpara shërbimit të onkologjisë. Pacientët po prisnin me orë në radhë për tu futur brenda ...

Read More »

Një sistem shëndetësor ku fëmijët mbetën të fundit!

“Gjatë qëndrimit 9 mujor në spital (në shërbimin e onko-hematologjisë) janë harxhuar 30 milion lekë të vjetra për të blerë medikamente të cilat duhet t’i siguronte spitali. Në maj, fëmija bën 1 vit që është diagnostikuar me leucemi akute. Kur më thanë që duhet të fillojë kimioterapinë e pranova se nuk kisha ç’të bëja. Më thanë që disa medikamente ishin dhe ...

Read More »

Analizat në shtet bëhen! Por, duhet pritur 3 muaj

Qytetarët ankohen çdo ditë për kostot e larta që duhet të paguajnë kur përballen me sistemin shëndetësor publik. Slogani shëndetësia falas nuk përkufizon aspak realitetin në terren. Sepse për të marrë shërbimin falas, duhet pritur 1 deri në 3 muaj, e për rrjedhojë pacientët zgjedhin të shkojnë në klinika private, aty ku shëndetësia kushton shtrenjtë. Sot, gazetarët e shëndetit online, ...

Read More »

Dr. Ernest Caka: Trajtimi me oksigjen në shtëpi, ja çfarë rrezikojnë pacientët

Ndërsa Shqipëria po përballet me pandeminë e Covid-19 dhe sistemi shëndetësor publik është përqëndruar kryesisht në menaxhimin e rasteve aktive, qindra qytetar kanë zgjedhur të trajtohen në shtëpi, edhe në rastet kur gjendja e tyre shëndetësore kërkon që ata të hospitalizohen. Aktualisht, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kemi 29,301 raste aktive, 256 të shtruar ...

Read More »

BE, 90 milionë euro për Shqipërinë: Do të kontribuojë në zbutjen e pasojave të rënda socio-ekonomike të pandemisë

Komisioni Europian, në emër të BE-së, ka disbursuar sot 90 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të programit të tij të ndihmës makrofinanciare për të përballuar pasojat negative sociale dhe ekonomike të krijuara nga pandemia e COVID-19. Në njoftimin për shtyp, KE thekson se Shqipëria është vendi i tetë që merr një disbursim nga paketa emergjente prej tre miliardë eurosh ...

Read More »

OBSH-ja kritikon Evropën për fushatën e ngadaltë të vaksinimit

Fushata e vaksinimit kundër COVID-19 në Evropë është “e ngadaltë” dhe kjo gjë është e “papranueshme” tha kreu për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke ngritur shqetësime se vonesat në dhënien e vaksinave mund të prolongojnë dhënien fund të pandemisë. Vetëm 10 për qind e popullsisë së Evropës kanë marr një dozë të vaksinës dhe vetëm 4 për qind ...

Read More »

Të humbur në front: Goditja e rëndë e COVID-19 mbi personelin mjekësor në Shqipëri

Me 55 mjekë dhe infermierë të vdekur si pasojë e komplikacioneve nga koronavirusi, komuniteti i mjekëve në Shqipëri po ngre pikëpyetje të reja nëse mbrojtja e personelit ishte e mjaftueshme dhe nëse fatalitetet mund të parandaloheshin. Në repartin e Neurologjisë në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, zyra e mjekut Drini Dobi qëndron e paprekur prej muajsh. Një kordele e zezë ...

Read More »

Vaksinimi kundër COVID-19, kërkesë online përmes e-Albania

Në platformën e-Albania tashmë mund të bëhet kërkesë online për t’u vaksinuar kundër COVID-19. Në faqen zyrtare të e-Albania (kliko këtu) gjendet edhe informacioni i plotë mbi procedurën online. Kërkesë për vaksinim Covid-19 Shërbimi elektronik “Kërkesë për vaksinim Covid-19” ju mundëson të gjithë qytetarëve që dëshirojnë të kryejnë vaksinimin për Covid-19, të dërgojnë kërkesën e tyre online pranë Ministrisë së ...

Read More »

Shëndetësia kushton shtrenjtë! Kostot marramendëse që po harxhojnë prindërit në QSUT për trajtimin e fëmijëve me kancer

Vuajtjet e fëmijëve në pavionin e onkohematologjisë dhe të prindërve të tyre, nuk kanë fund. Prej disa javësh, shendeti.com.al ngre problematikën e mungesës së medikamenteve në këtë pavion, duke I detyruar prindërit që të futen në borxhe, për të blerë barna që në fakt duhet të gjenden vetëm në spital. Receta të firmosura nga mjekët dhe fatura të pafundme gjenden ...

Read More »