Raportime

Sot hap dyert Spitali Memorial i Fierit, mesazhi për qytetarët i skuadrës shqiptaro-turke

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video nga Spitali Memorial i Fierit, i cili është ndërtuar me donacione të dhëna nga Turqia. Në videon e postuar nga Rama në facebook, pjesëtarë të skuadrës shqiptaro-turke janë shprehur të lumtur që janë pjesë e strukturës së këtij spitali, për t’iu shërbyer të gjithë banorëve të jugut të vendit. Rama ...

Read More »

Mbyllen pavijonet ‘Covid’ në rrethe/ Manastirliu: Komiteti i Ekspertëve do të vendosë për lehtësim të masave kufizuese

Përmirësimi I situatës epidemiologjike në vend ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të vendosë mbylljen e pavijoneve covid në spitalet Rajonale. Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa e shoqëruar nga kreu I Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla u kthye në spitalin e Elbasanit , nga ku falenderoi bluzat e bardha për kontributin e tyre të ...

Read More »

Në krye të spitalit të Fierit, ish-drejtoresha e Fondit të Sigurimit

E sot mësojmë se drejtoresha e spitalit të Fierit, do të jetë Rudina Degjoni, ish-drejtoreshë e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Degjoni ishte emëruar në krye të FSDKSH-së në maj të vitit 2019 pas një eksperiencë menaxhuese dhe akademike disavjeçare. dhe u largua nga ky institucion në shtator të vitit 2020. Prezantimin e saj në krye të ...

Read More »

Drejtori i OBSH: 115 mijë punonjës të shëndetësisë në botë kanë humbur jetën në luftën kundër COVID-19

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se parashikojnë që të paktën 115 mijë punonjës të shëndetësisë në botë kanë humbur jetën në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19). Në qytetin Gjenevë të Zvicrës filloi nëpërmjet video-konferencës Asambleja e 73-të Botërore e Shëndetit (ABSH) e cila është organi vendimmarrës më i lartë i OBSH-së. ...

Read More »

Laboratorët me koncension penalizojnë pacientët me hepatit B, nuk bëjnë dot analizën

Në qershor të vitit të kaluar koncensionari për shërbimin laboratorik ka nisur nga puna, pa u penguar nga pandemia COVID-19. Koncesionari ka marrë në dorëzim ambientet laboratorike në Spitalin “Nënë Tereza” dhe në të gjitha spitalet e tjera të vendit. Por, duket se ky koncension po krijon vështirësi për disa kategori pacientësh, sikurse është rasti I pacientëve me hepatit. Këta pacientë ...

Read More »

Pse po vonohet doza e dytë e vaksinës? Mirela Cami sqaron qytetarët: Flisni me mjekun e familjes

Ka pothuajse një javë, që ata të cilët duhet të bënin dozën e dytë të vaksinës Coronavac, nuk u vaksinuan për shkak të mungesës së vaksinës. Përveç Tiranës, mungesa janë krijuar edhe nëpër qendra shëndetësore në rrethe. Këtë të mërkurë, ka marrë miratimin në qeveri, sasia prej 500 mijë vaksinash të tjera, të cilat pritet të mbërrijnë së shpejti. Ekspertët ...

Read More »

Mungojnë vaksinat, qytetarët të painformuar

Desara Çela Me 28 Mars të 2021 ishte dita kur filloi vaksinimi masiv fillimisht ne Tiranë dhe më pas në disa qytete të vendit. Në sheshin “ Skënderbej” u ngritën disa çadra ku shërbenin si vende vaksinimi. Sheshi gëlonte nga njerëzit në pritje për të bërë vaksinën Sinovac. Sot ndryshe nga ato ditë ku qytetarët u zinin për radhën , sheshi ...

Read More »

Bien infektimet nga COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 17 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Bien infektimet nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 2639 testime kanë rezultuar 17 raste të reja. Po kështu raportohet për 3 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse ...

Read More »

Pediatria në QSUT prej një viti pa EEG

Desara Çela Elektroencefalograma EEG ose siç përdoret ne gjuhën e përditshme (Ezheja) , është një aparaturë e cila çon në diagnostikimin e sindromave epileptike, tumoreve të trurit, traumave të kokës, encefalitit, stroke, çrregullimeve të gjumit si dhe konfirmimin e vdekjes cerebrale në pacientët në gjendje kome. Kjo aparaturë prej më shumë se një viti është jashtë funksioni në spitalin Pediatrik në ...

Read More »