Mbetjet spitalore të hedhura vend e pa vend favorizojnë terrenin për përhapjen e sëmundjeve infektive. Pjesa më e madhe e tyre trajtohet si mbetje urbane, digjen ose hidhen në koshat e plehrave. Shumë nga subjektet që prodhojnë mbetjet spitalore (spitalet dhe klinikat dentare) nuk zbatojnë detyrimin ligjor për trajtimin e tyre. Një media lokale në Bulqizë ka denoncuar me video ...
Read More »Raportime
Përmirësimi i sistemit shëndetësor përmes një vote të informuar, TFL trajnim me pacientët
Në kuadër të projektit “Përmirësimi i Shërbimeve Shëndetësore përmes Votimit të Informuar-Edukimi i Qytetarëve për Programet e Shëndetit Zgjedhor” me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, shoqata “Together for Life” organizoi një trajnim me përfaqësues të shoqatave të pacientëve dhe të partive politike. Pacientët u informuan mbi të drejtat e tyre për të kërkuar informacion nga partitë politike lidhur me programet shëndetësore. ...
Read More »Bluzat e bardha denoncojnë për ‘Shëndet+’ kushtet skandaloze të Urgjencës në QSUT
Personeli i Urgjencës së Tiranës në QSUT ka denoncuar me video kushtet e mjerueshme me të cilat duhet të punojnë. Bluzat e Bardha tregojnë për “Shëndet+” se kushtet me të cilat ata punojnë janë shumë më të këqija se ata të Poliklinikës nr.9, që u denoncuan nga infermieri Frrok Bardhi në emisionin investigativ “Stop”. “Ambienti ku e kanë çuar ekipin ...
Read More »QSUT-ja i “hap dyert” implanteve kokleare, 3 fëmijëve u rikthehet dëgjimi
Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+” Tre vite pas miratimit të projektvendimit për financimin e paketës së implantit koklear nga Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, në shërbimin e ORL-së në QSUT, u bë i mundur realizimi me sukses i ndërhyrjeve të para kirurgjikale. Falë mbështetjes së Fondacionit “Lichtenstein”, falë mbështetjes të kompanisë “MED-EL”, QSUT-ja i hapi rrugën implanteve kokleare dhe kryerjes ...
Read More »Pacientët denoncojnë: ‘Ja si është degraduar Urgjenca e Tiranës’
Mure të amortizuara, lagështirë, dyer dhe dritare po aq të rrënuara sa gjithçka tjetër…Këto janë pamjet e mjerueshme të Urgjencës së Tiranës. Me këtë situatë përballen pacientët, fëmijë, të moshuar, njerëz të të gjitha moshave. Ky shërbim tregon më së miri degradimin e Urgjencës së Tiranës. Këto pamje janë skandale të cilat janë asgjë përpara gjithë asaj që ka ndodhur sidomos ...
Read More »Vazhdojnë denoncimet: Ja si është katandisur Urgjenca e Tiranës
Nën vazhdën e shëndetësisë falas… pamje në një nga urgjencat në Tiranë. Fotot janë postuar në faqen në Facebook nga Urgjenca e Tiranës 127.
Read More »Mungojnë ilaçet, mjekët “bastisin” shërbimin e hematologjisë. QSUT: Po firmosim kontratat, ilaçe s’do ketë
Për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Denisa Canameti, Elona Tereziu Gjendje rrëmuje dhe alarmi në shërbimin e hematologjisë. Vonesat në nënshkrimin e kontratave për citostatikët kanë prodhuar një situatë kaotike në këtë shërbim. Të sëmurët me kancer gjaku prej disa ditësh po përcillen pa trajtim. Pacientët po detyrohen të lënë krevatët edhe të ikin pa një datë se kur mund ...
Read More »Mirëprogramim i parave? 630 mijë dollarë investim, Qendrës së Specialiteteve nr.1 nuk i funksionojnë aparaturat
Denisa Canameti 630 mijë dollarë. Kjo është shuma e investuar në Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve nr.1 në Tiranë nga Ministria e Shëndetësisë. E përuruar në muajin korrik me “pompozitet” nga Kryeministri dhe Ministri i Shëndetësisë, sot kjo qendër po i drejton të gjithë pacientët e vet në qendra të tjera specialitetesh për shkak se pajisjet e saj janë jashtë funksionit. ...
Read More »
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve