Pediatria në QSUT prej një viti pa EEG

Desara Çela

Elektroencefalograma EEG ose siç përdoret ne gjuhën e përditshme (Ezheja) , është një aparaturë e cila çon në diagnostikimin e sindromave epileptike, tumoreve të trurit, traumave të kokës, encefalitit, stroke, çrregullimeve të gjumit si dhe konfirmimin e vdekjes cerebrale në pacientët në gjendje kome.

Kjo aparaturë prej më shumë se një viti është jashtë funksioni në spitalin Pediatrik në QSUT. Në këtë spital marrin shërbim fëmijët të cilët kanë probleme neurologjike si epilepsia ku mugesa e kësaj aparture i detyron familjarët e pacientëve të vegjël ti drejtohen spiatlit privat për ta marrë sherbimin ku i duhet të paguajnë një faturë prej 55 mijë lekë të vjetra.

I tillë është edhe rasti i pacientit 9 vjecar i cili vuan nga epilepsia dhe migrena , ku nëna e tij shprehet për gazetën “Shëndeti online” duke thënë:

Djali më vuan nga epilepsia dhe migrena, bërjen e EEG e ka të nevojshme për të parë se ku është më sëmundjen por këtu tek spitali i pediatrisë nuk bëhet. Ka dal jashtë funksioni prej më shumë se një viti. Edhe në spitalin e Elbasanit është jashtë funksioni. Djali cdo 6 muaj e ka të nevojshme këtë ekzaminim. Herën e fundit e bëra në privat e cila më kushtoi 55 mijë lekë të vjetra , ku edhe sot duhet përsëri ti drejtohem privatit për ta bërë sepse nuk e lë dot djalin kontrolluar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*