
Denisa Canameti
Koordinatorja e Bashkëqeverisjes në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Gordani, ka dhënë një intervistë live në ERTV ku ka folur për ankesat që vijnë nga qytetarët për çështje të shëndetit dhe mbrojtjes sociale.
Krahas rasteve të suksesit që Gordani ka përmendur, gjithashtu është ndalur në problematikat e sistemit për të cilat qyetarët shkruajnë, duke renditur të parin ankesat që vijnë për mungesë të shërbimit nga personeli mjekësor.
“Bazuar në ankesat e ardhura në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mund të themi se qytetarët kanë një ndjeshmëri ndaj çështjeve që i përkasin shëndetit apo mbrojtjes sociale. Numri i përgjithshëm i ankesave është 740, ku 90% e tyre janë të zgjidhura.
“Nëse do bënim një ndarje të tipologjive të ankesave të sektorit të shëndetësisë apo të mbrojtjes sociale, sektori i shëndetësisë përfshin 70% të ankesave ku mund të përmendim: “pakënaqësi ndaj shërbimit të ofruar nga personeli mjekësor në qendra shëndetësore apo spitale; mungesë medikamentesh në QSUT për një grup të caktuar pacientësh; ankesa ndaj portalit “Infermierë për Shqipërinë”; ankesë për përshpejtim të procedurave për individë që kanë nevojë për një trajtim më të specializuar në Turqi; ankesa për rimbursime medikamentesh dhe në fund dhe sektori i mbrojtjes sociale përfshin 30 % të ankesave të ardhura në këtë platformë” u shpreh Gordani.
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve