Denoncimi/ Lekët e shëndetësisë në duart e specializantëve. Ministria shkarkon punonjësit e Fondit

Ristrukturimi i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të shkarkojë me një të rënë të lapsit 27 punonjës me eksperiencë pune disavjeçare në këtë institucion.

Skandali nuk përfundon këtu. Sipas Kolegjit të Mjekëve Shqiptarë, Ministria ka shkarkuar të gjithë këta punonjës pa arsyetuar më gjatë mbi selektimin që është bërë, ndërkohë që ka vendosur të mbajë në punë punonjës të cilët po bëjnë njëkohësisht specializimin në këtë institucion.

Ky vendim, citon Kolegji nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare, është në shkelje të hapur me ligjin, pasi specializantët janë me kuota të mbuluara.

Lexoni postimin e plotë:
Kush do t’i kontrollojë paratë e shtetit dhe koncesionet? Specializantët e Ministrisë?

E ka parë të arsyeshme Ministria e Shëndetësisë që përmes shkresave të individuale të lajmërojë 27 punonjës, brenda një pasditeje për largim nga puna.
“Në mbështetje të Kodit të Punës së Republikës të Shqipërisë, Ligjit Nr. 10 383 datë 24.02.2011 “Për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të Rregullores së Përgjithshme të Funksionimit të Fondit, të shkresës së Fondit Nr. 631/3 Prot., datë 02.02.2018 “Mbi ndryshimin e organikës, strukturës dhe përshkrimit të punës”, si dhe të relacionit nr 117/5 datë 11.05.2018 të Komisionit të Ristrukturimit të ngritur me shkresën nr 117 prot datë 7.02.2018 “Për Krijimin e Komisionit të Ristrukturimit të DSHUKS, ju informojmë se:…”

Kjo është baza ligjore që ka cituar Ministria e Shëndetësisë në shkresat e nisura për këta emra:
1. Lulzime Gecaj
2. Naun Sinani
3. Ermelinda Ekmekciu
4. Esi Duka
5. Fatbardha Sela
6. Suzana Tahiraj
7. Adelina Kaci
8. Doruntina Laci
9. Arber Gurguri
10. Ingrit Muca
11. Evis Vero
12. Aferdita Shpataraku
13. Renato Kalemi
14. Leke Hysenaj
15. Arjeta Zenelaj
16. Erida Veseli
17. Megi Hobdari
18. Gazmend Duraj
19. Feriz Ahmetaj
20. Etleva Nozlli
21. Ibrahim Shatri
22. Fatos Rexha
23. Sadete Sulaj
24. Arjeta Zenelaj
25. Alma Duda
26. Johan Dhëmbi
27. Eduart Makishti

Pra, ristrukturimi i këtij institucioni ka shkarkuar me një të rënë të lapsit të gjithë këta punonjës, pa arsyetuar më gjatë mbi selektimin që është bërë.
Mirëpo skandali nuk merr fund këtu, Ministria ka vendosur të mbajë në punë punonjës të cilët po bëjnë njëkohësisht specializimin në këtë Institucion. Vendim ky në shkelje të hapur me ligjin, pasi specializantët janë me kuota të mbuluara.
Ndërkohë, personeli i shkarkuar është me vite pune eksperiencë, dhe përgjatë karrierës së tyre nuk shënojnë asnjë shkelje apo vërejtje gjatë shërbimit në atë institucion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*