Raportime

I pamundur qarkullimi në QSUT. Përballë infektivit, më shumë makina se njerëz

Denisa Canameti Shërbimi i urgjencës infektive në QSUT po pret një fluks shumë të madh pacientësh gjatë kësaj periudhe. Mjekët raportojnë rreth 200 raste çdo 24 orë. Kjo situatë ka sjellë një kaos brenda dhe jashtë QSUT-së. Përveç rrëmujës brenda urgjencës së infektivit në QSUT, situata duket tejet e rrëmujshme edhe në oborr. Në fotot e siguruara nga Pro Pacientit, ...

Read More »

TFL sesion informues me pacientët/ Gati për formulim zyrtar të problematikave

Blertina Koka Çmimi i lartë i ilaçeve, siguria e tyre, koha e shërbimit, sorollatjet nëpër spitale, barrierat burokratike – këto ishin vetëm disa nga problematikat e ngritura nga pacientët gjatë një sesioni informues të organizuar nga shoqata “Together for Life” me pacient dhe përfaqësues të shoqatave të pacientëve. Ky sesion informues u organizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i pacientëve: ...

Read More »

Qeveria mbush administratën me ish-kandidatë

Denisa Canameti Për të gjitha pozicionet drejtuese nëpër institucionet e vendit janë hapur konkurse. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të depolitizojë administratën publike, ndërsa shtoi se kjo nuk i përjashton nëpunësit që të kenë angazhimin e tyre politik. Kreu i qeverisë, Rama gjatë fjalës së tij në konferencën “Një administratë evropiane për Shqipërinë e gjeneratës tjetër”, nënvizoi se ...

Read More »

Fondi shpall kandidatët fitues për këto drejtori

  Në mbështetje të ligjit Nr. 10383, datë 24.02.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Statutit të Fondit dhe të rregullores së brendshme të funksionimit të tij, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor zhvilloi procedurën për rekrutimin e Drejtorëve të Drejtorive Rajonale të Fondit Shkodër dhe Fier, Kryetar Dege Sarandë ...

Read More »

Sistemi i referimit i çakorduar, Ministria merr masa disiplinore ndaj mjekëve

Denisa Canameti Ti jepet masë disiplinore me shkrim mjekes X, mjeke familje prane XY, për moszbatim të Urdhrit Nr. 576, datë 16.12.2017 për disa ndryshime në Urdhrin Nr.28, datë 26.01.2016, “Për sistemin e referimit dhe tarifat e shërbimit shëndetësor publik”. Ky është teksti i shkresës që ka mbërritur në duart e disa mjekëve të parësorit. Ministria e Shëndetësisë ngre pretendimin ...

Read More »

ISHP, dy muaj pa drejtor

Denisa Canameti Një javë pas konstituimit të qeverisë ‘Rama 2’, disa përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë nisur ta japin dorëheqjen nga postet politike, në sektorë kyç të administratës shtetërore. Pas largimit të natyrshëm të ministrave, dorëheqjet janë zhvendosur në nivel zëvendësministrash dhe drejtorësh. Midis emrave të shumtë të larguar, pjesë e listës është edhe Arjan Bregu, ish drejtor ...

Read More »

Mbyllen aplikimet për infermierë. 3443 aplikime

Tre javë pas shpalljes së aplikimeve në platformën “Infermierë për Shqipërinë”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lajmëroi përfundimin e aplikimeve sipas afateve të shpallura më herët, për 420 vende të lira pune si infermierë, fizioterapistë dhe teknikë imazherie në të gjitha qendrat shëndetësore dhe spitalet publike. “Ka patur një interesim mjaft të lartë për të aplikuar në këtë platformë, ...

Read More »

Situata gripale/ Qytetarët zgjedhin QSUT-në, QSH numër të papërfillshëm pacientësh

  Denisa Canameti Për të përballuar fluksin e madh të qytetarëve të prekur nga gripi , përveç spitaleve, katër qendra shëndetësore në Tiranë kanë kaluar në shërbim 24 orësh. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kjo shpërndarje do të ndihmojë edhe Qsut-në, e cila është përballë një fluksi shumë të madh pacientësh. Por, duket se vetë qytetarët nuk po e përfillin këtë ...

Read More »

Barnat dhe pajisjet mjekësore që përjashtohen nga TVSH-ja

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi sot në rubrikën “tatimet këshillojnë” informacionin për furnizimet e përjashtuara të TVSH-së. Sipas DPT-së, konsiderohen si të përjashtuara nga TVSH-ja furnizimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të implantueshme aktive;  furnizimi i organeve, gjakut dhe të qumështit njerëzor;  furnizimi i shërbimeve shëndetësore ndaj pacientit ku përfshihen të gjitha shërbimet për parandalimin, diagnozën, trajtimin, kurimin e ...

Read More »

Karta e shëndetit, dokument jo efikas për marrjen e shërbimeve shëndetësore

Denisa Canameti Karta e shëndetit u tha se do të përmirësojë dukshëm cilësinë e punës së mjekëve dhe farmacistëve, me përfitim të drejtpërdrejtë për pacientët. Ajo  shpërndahet pa pagesë në qendrat shëndetësore në Tiranë dhe në degët e të gjitha rretheve.  Në fjalën e tyre prezantuese, përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore janë shprehur se me nxjerrjen e kartës synohet që të gjitha procedurat ...

Read More »