I pamundur qarkullimi në QSUT. Përballë infektivit, më shumë makina se njerëz

Denisa Canameti

Shërbimi i urgjencës infektive në QSUT po pret një fluks shumë të madh pacientësh gjatë kësaj periudhe. Mjekët raportojnë rreth 200 raste çdo 24 orë. Kjo situatë ka sjellë një kaos brenda dhe jashtë QSUT-së. Përveç rrëmujës brenda urgjencës së infektivit në QSUT, situata duket tejet e rrëmujshme edhe në oborr. Në fotot e siguruara nga Pro Pacientit, duket se makinat kanë bllokuar edhe kalimin. Kjo situatë mund të bëhet problematikë në raste të kalimit të ambulancës. Si dhe veç të tjerash, ngre një pluhur shumë të madh duke rritur nivelin e ndotjes brenda spitalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*