Autor: Emanuel Smaka/Pro Pacientit 21-vjeçari Besart Nezaj po vuan pasojat e mungesës së vazhdueshme të ilaçit për trajtimin e sëmundjes, hemofilisë. Javë pas jave ai endet në dyert e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndërsa ndien se sëmundja po e rëndon gjithnjë e më tepër. Që pas moshës 1 vjeçare kur është diagnostikuar, rritja graduale e problemeve me artikulacionet i ...
Read More »Author Archives: Blerti Koka
Miliona foshnje të vdekura gjatë 2016-s. Andriukaitis: Vaksinoni fëmijët!
Komisioneri Evropian i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Ushqimore Vytenis Andriukaitis ka reaguar ashpër ndaj lëvizjeve kundër vaksinimit që njihen ndryshe si “No Wax”. Gjatë një konference për shtyp mbi situatën e shëndetësisë në Evropë, Andriukaitis tha se ata që mbështesin mos vaksinimin duhet të shohin varrezat e shekullit të XIX, ku për shkak të mungesës së vaksinës vdiqën shumë njerëz. “Ato ...
Read More »Certifikimi i mjekëve, në dhjetor nisin provimet
Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim për profesionistët e shëndetësisë njofton se në datat 7,8,12,13,14 do të bëhet provimi i certifikimit të mjekëve. Sipas QKEV në Fakultetin e Mjekësisë do të zhvillohet Provimi i Certifikimit për mjekët që nuk kanë përmbushur detyrimet e ciklit të parë të certifikues 2010-2014, sipas specialiteteve përkatese. Provimi nis në orën 09:00 sipas specialiteteve përkatese: ...
Read More »U shpall fitues i konkursit, mjekët e Shkodrës shpallin “NON GRATA” drejtorin e ri të spitalit
Emanuel Smaka / Pro Pacientit Komisioni Mjekësor i Spitalit të Shkodrës ka dyshime mbi mënyrën e përzgjedhjes së Vilson Masmalajt për të drejtuar institucionin. Ky komision ka hartuar një kërkesë me shkrim me të cilën i është drejtuar zv.ministres Senida Mesi, ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliut, ministrit Bushati dhe Deputetevë të Shkodrës. Në shkresën e siguruar nga Pro Pacientit ...
Read More »“Spitalet janë katastrofë”. Kryeministri shtyp zërin e qytetarëve, fshin komentet
Emanuel SMAKA/ Pro Pacientit Pas një videoje të shpërndarë nga Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme në rrjetin Facebook, ku sipas tij buxheti për shëndetësinë do të rritet ndjeshëm vitin e ardhshëm, qytetarët kanë shpërthyer në kritika ndaj tij. “Shifni çfarë bëhet në Spitalin e Fierit zotëri i nderuar. Katastrofë, krevati i të sëmurit mbahet në këmbë me copa tulle ...
Read More »Ish-deputetë dhe eksponentë të Partisë Socialiste, këta janë drejtorët e rinj të spitaleve
Emanuel SMAKA/Pro Pacientit Të paktën 3 nga drejtorët e rinj të spitaleve janë eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste në pushtet, ç’ka hedh dyshime mbi mënyrën e përzgjedhjes së tyre nga konkursi. Eduart Bejko (Foto në qendër), drejtori i ri i spitalit të Beratit është ish-deputet i Partisë Socialiste në këtë qark. Ai njihet në Berat për kontribututin e dhënë në ...
Read More »A udhëtojnë të sigurt shqiptarët? Ulet numri i aksidenteve rrugore
Ulet me 6.3% numri i aksidenteve rrugore në shkallë vendi për dhjetëmujorin 2017 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i të aksidentuarve është 223 persona, nga 257 që ishte një vit më parë, për të njëjtën periudhë. Ndërkohë numri i personave të plagosur gjatë muajit tetor 2017 është 203, nga ...
Read More »Gjen zgjidhje një tjetër problematikë e ngritur nga TFL: Rikonstruktohet kopshti nr.60
Një tjetër problematikë e ngritur nga Shoqata “Together for Life” në lidhje me kopshtet publike në Tiranë ka gjetur së fundmi zgjidhje. Gjatë monitorimeve të 43 kopshteve publike të Tiranës (24 prej të cilave kanë qenë pjesë e nismës “Adopto një kopsht”) nga shoqata “Together for Life’, në kuadër të projektit “Lëviz për kopshtin tim”, ndër më të diskutuarit ishte ...
Read More »Uria, FAO: 10% e shqiptarëve nuk hanë vaktet e plota, më keq se rajoni
Të paktën 290 mijë shqiptarë kategorizohen në grupin e atyre me vakte të reduktuara për shkak se nuk kanë arritur të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm. Raporti i Organizatës së Ushqimit dhe Agrikulturës (FAO), për urinë, i vitit 2017 vlerëson se në Shqipëri prevaleca e pasigurisë së lartë ushqimore prek 10 për qind të popullsisë totale. Kjo matje bëhet në kuadër të ...
Read More »Dibër, asfiksohen 10 nxënës, 3 në gjendje të rëndë
Të paktën 10 nxënës të shkollës së fshatit Shupenzë të Dibrës janë asfiksuar në rrethana ende të paqarta. 3 prej fëmijëve janë në gjendje të rëndë, ndërsa janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Bulqizës. Mediat lokale raportojnë se në sistemin ngrohës të shkollës po punohej për të vënë në punë kaldajën për ngrohje. Sipas burimeve, kaldaja punonte me pellet, ...
Read More »
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve