“Spitalet janë katastrofë”. Kryeministri shtyp zërin e qytetarëve, fshin komentet

Emanuel SMAKA/ Pro Pacientit

Pas një videoje të shpërndarë nga Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme në rrjetin Facebook, ku sipas tij buxheti për shëndetësinë do të rritet ndjeshëm vitin e ardhshëm, qytetarët kanë shpërthyer në kritika ndaj tij.

“Shifni çfarë bëhet në Spitalin e Fierit zotëri i nderuar. Katastrofë, krevati i të sëmurit mbahet në këmbë me copa tulle të thyera dhe dyshek të djegur. Boll reklamave ju lutem”, komenton qytetari.

Në videon e publikuar nga kryeministri thuhet se buxheti për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale do të rritet me 2.3 miliardë lekë, ndërkohë një tjetër qytetar i komenton se edhe serumet duhet t’i blejë vetë për kurim në spital.

“Këto që thua ti janë për privatët apo ja fut kot se në çdo spital që kemi vajtur janë për turp. Serumet i paguajmë vetë se thonë nuk kemi”, tregon komentuesi.

Ndërkohë, pak minuta më pas, në faqen e kryeministrit Edi Rama janë fshirë komentet negative ndaj videos së publikuar prej tij.

(Video e shpërndarë nga Kryeministri në faqen zyrtare në Facebook)

Shëndeti 2018

MIRËMËNGJES ?dhe me këtë video informuese për mbështetjen e rritur me Buxhetin 2018 për Shëndetësinë që duam dhe kujdesin social për qyetarët më në nevojë, ju uroj një ditë të mbarë ??

Publié par Edi Rama sur mercredi 22 novembre 2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*