Author Archives: Blerti Koka

Diabeti mund Flamur Zehollarin, kërkon lëmoshë për të mbajtur familjen

E.S./Pro Pacientit Të shumtë janë ata që e njohin Flamur Zehollarin. Thuajse çdo ditë, pasi nisen për në kopsht dhe shkollë 3 fëmijët e tij, me vështirësi Flamuri i drejtohet Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT). Me vete ka një qese me ilaçe alternative për të mjekuar plagët e rënda që i janë krijuar në këmbë si pasojë e diabetit. ...

Read More »

DENONCIMI / Përroi i fshatit Zharrëz, një nga ndotësit më të mëdhenj të detit Adriatik

Një banor i fshatit Zharrëz në bashkinë Patos të qarkut Fier ka denoncuar përmes rrjeteve sociale ndotjen që po i bëhet detit Adriatik nga përroi i fshatit. Sipas këtij banori, kompania që kryen punime për nxjerrjen e naftës në zonë, prej 20 vitesh depoziton mbetje të hidrokarbureve në përrua. Për më tepër ndiqni videon e publikuar në facebook nga Pro ...

Read More »

DEVOLL / Banorët pa shërbim mjekësor, qendra shëndetësore drejt shembjes

Rreth 200 banorë të fshatit Zagradec në Devoll vuajnë mungesën e shërbimeve mjekësore. Godina që duhej të shërbente si qendër shëndetësore, sot i ngjan një gërmadhe që mund të shembet nga dita në ditë raporton Top Channel. Kushteve primitive në të cilën ajo ndodhet i shtohet edhe mungesa e mjekut. Banorët tregojnë se jo rrallë u duhet të shkojnë drejt ...

Read More »

Dita ndërkombëtare e diabetit/ Kalo: Shteti duhet të ngrejë strategji për frenimin e sëmundjes

Elona Tereziu Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit, Shoqata e Diabetit ka mbledhur në një konferencë të përbashkët mjek endokrinolog, përfaqësues nga Fakulteti i Mjekësisë e specialist të shëndetit publik. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin emra të njohur të endokrinologjisë si: Agron Ylli, Isuf Kalo, Luljeta Karafili, Sulejman Budo, etj. Në fjalën e tij përshëndetëse, Florian Toti, kryetari i shoqatës ...

Read More »

Bashkia Lezhë, 7 vite dështim për ndarjen e mbetjeve në burim

  Emanuel Smaka/Pro Pacientit “Të gjitha llojet e mbetjeve i hedhim në një kosh. Procesi i ndarjes nuk ka filluar akoma”. Kjo është përgjigjja e prerë që marrim nga një i moshuar lezhjan që e takojmë në sheshin para bashkisë. “Janë bërë disa përpjekje për këto ndarjet që thoni ju, por tek ne ka vetëm 1 kosh për të gjitha ...

Read More »

Aborti selektiv, “një luftë ndaj femrave që në gjenezë”

Denisa Canameti/ProPacientit Nëse për shumicën prej nesh, të dëgjuarit “është një vajzë” në lindjen e një fëmije është një burim i një gëzimi të madh, lumturie dhe feste,në shoqëri të caktuara cilësohet si lindja e një gjinie të padëshiruar, nga ku përballë zgjedhjes së një fëmije të padëshiruar apo abortit, vendoset të bëhet një zgjedhje e këtij të dytit. Kjo ...

Read More »

Diabeti / 5000 raste të reja çdo vit, 1 nga 2 shqiptarë nuk e dinë se vuajnë nga sëmundja

Të pakten 5000 raste të reja diagnostikohen çdo vit me diabet në Shqipëri, ku 1% prej tyre janë fëmijë. Këto janë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik. Sëmundja e diabetit po rritet me ritme të shpejta, ku numri total i të prekurve në Shqipëri llogaritet të jetë mbi 70 mijë. Studimet tregojnë se 1 në ...

Read More »

Dita Botërore e Diabetit, 14 fakte që ndoshta nuk i dini për këtë sëmundje

Tema e Ditës Botërore të Diabetit për këtë vit është “Femra dhe diabeti – e drejta jonë për një të ardhme të shëndeshme”. Fushata ka si qëllim të promovojë rëndësinë që ka aksesi i përballueshëm dhe i barabartë për të gjitha femrat, për medikamentet kryesore, për informim dhe edukim të vetëmenaxhimit të diabetit. Aktualisht ka mbi 199 milionë gra që ...

Read More »

Rriten bonuest, pagë deri në 2.5 milionë për mjekët

Një mjek specialist që do të pranojë të shkojë të ofrojë shërbim shëndetësor në zona të largëta nga vendbanimi i tij do të marrë në fund të muajit 200 deri në 250 mijë lekë në muaj në varësi të specialitetit. Ministrja Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se qeveria ka rritur bonusin e mjekut për ta përafruar pagesën e tij mujore me ...

Read More »

3 në 100 mijë njerëz/ Mjekët e QSUT-së kryejnë me sukses dy operacione të rralla

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, janë kryer dy intervente shumë të vështira, të realizuara me sukses nga mjekët e këtij shërbimi. Falë këtyre ndërhyrjeve të kryera me emergjencë, u arrit shpëtimi i jetës së dy pacientëve të mbërritur në gjendje shumë të rëndë, të diagnostikuar njëri me disekim aorte dhe pacienti tjetër me defekt interventrikular ...

Read More »