Tema e Ditës Botërore të Diabetit për këtë vit është “Femra dhe diabeti – e drejta jonë për një të ardhme të shëndeshme”.
Fushata ka si qëllim të promovojë rëndësinë që ka aksesi i përballueshëm dhe i barabartë për të gjitha femrat, për medikamentet kryesore, për informim dhe edukim të vetëmenaxhimit të diabetit.
- Aktualisht ka mbi 199 milionë gra që jetojnë me diabet. Ky total parashikohet të rritet në 313 milionë deri në vitin 2040.
- 2 në çdo 5 gra me diabet janë të moshës riprodhuese, numri i të cilave është mbi 60 milionë gra në mbarë botën.
- Diabeti është shkaktari i nëntë i vdekjes te grate në nivel global (botëror) duke shkaktuar 2.1milionë vdekje çdo vit.
- Femrat të cilat janë me diabet tip 2 janë 10 herë më të rrezikuara për të pasur sëmundje koronare të zemrës, krahasuar me femrat të cilat nuk janë me diabet.
- Femrat të cilat janë me diabet tip 1 kanë një rrezik në rritje për abort të hershëm ose për të patur fëmijë me keqformime.
- 1 në 7 shtatzëni shoqërohet me diabet gestational (diabeti që zhvillohet gjatë shtatzënisë).
- Federata botërore e diabetit ka vlerësuar se në 20.9 milionë ose në 16.2% të lindjeve të gjalla në vitin 2015, gratë kishin patur një formë të hiperglicemisë në shtatzëni. Përafërsisht, gjysma e grave të cilat kanë pasur një histori të diabetit gestional, zhvillojnë diabet të tipit 2 brenda 5-10 viteve që nga lindja.
- Gjysma e të gjitha rasteve me hiperglicemi gjatë shtatzënisë ndodhin te gratë e moshës nën 30 vjeç.
- Pjesa më e madhe e rasteve me hiperglicemi gjatë shtatzënisë ishte në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, ku akcesi për kujdesin amtar është i limituar.
- Përafërshisht, deri 70% e rasteve me diabet tip 2 mund të parandalohen nëpërmjet adoptimit të një stili jete të shëndetshëm.
- 70% e vdekjeve të parakoshme tek adultët janë si pasojë e sjelljeve jo të shëndetshme të filluara gjatë adoleshencës.
- Gratë në rolin e nënave kanë një ndikim të rëndësishëm në statusin shëndetësor të fëmijëve për një periudhë të gjatë kohe.
- Kërkimet kanë treguar se kur nënat kanë kontroll mbi burimet financiare për familjen, ato i shpenzojnë për ushqimin në familje, për ushqimin, shëndetin dhe arsimimin e fëmijëve.
- Gratë janë përgjegjëse për mënyrën e ushqyerjes dhe zakonet e stilit të jetës së familjes, prandaj ato kanë mundësinë të nxisin apo drejtojnë familjen drejt zakoneve të një stili jete të shëndetshëm.
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve