
Të paktën 10 nxënës të shkollës së fshatit Shupenzë të Dibrës janë asfiksuar në rrethana ende të paqarta. 3 prej fëmijëve janë në gjendje të rëndë, ndërsa janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Bulqizës.
Mediat lokale raportojnë se në sistemin ngrohës të shkollës po punohej për të vënë në punë kaldajën për ngrohje.
Sipas burimeve, kaldaja punonte me pellet, ndërsa është ende e paqartë nëse asfiksimi i fëmijëve ka arsur si pasojë e çlirimit të gazit apo tymit.
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve