Covid po prek edhe fëmijët/ Nga fillimi i shtatorit janë rritur rastet e reja

 

Ashtu si në vende të tjera në Europë rastet me covid po rriten edhe në vendin tonë.

Mjekët nëpër qendra shëndetësor referojnë se këto 10 ditët e para të shatorit kanë shënuar rritje të ndjeshme. Ka nxënës të cilët kanë munguara në ditët e para të shkollës për shkak se janë prekur nga covid.

Referuar edhe shifrave për të cilat janë bërë rapidtestet, në qendrat tona rastet janë shtuar. Vetëm në muajin shtator kanë dalë 63 raste pozitive. Testet kryen përditë nga mjekët e familjes.”-shprehet mjekja  Violeta Kacori.

Mjekët thonë se shpesh hasin pacientë më temperaturë të lartë apo dhe me prekje të mushkërive por gjithsesi konsiderohen raste të moderuara ,mjafton të mbajnë kontakt me mjekun dhe të ndjekin protokollin e trajtimit

“Pacientët paraqiten duke referuar dhimbje fyti, temperaturë që mund të zgjasë 3-5 ditë, dhimbje muskulare apo komplikacione pulmonare”.

Në këtë periudhë ku bashkëveprojnë edhe virozat e shumta, më të prekur rezulton mosha aktive për punë, por nuk bëjnë përjashtim edhe ata me sëmundje kronike.

“Trendi i rasteve me covid shikohet te mosha mesatare, ndoshta ngaqë janë në kontakt të përditshëm me shumë njerëz.”

Instituti i shëndetit publik raporton për 500 raste të infektuar në javë por shifrat janë  edhe më të larta pasi ka  shumë pacientë të cilët nuk shkojnë tek mjeku dhe nuk bëjnë rapid test .

Ekspertët thonë se vjeshta pritet të rrisë kurbën e infektimeve.

 

Burimi: top-channel.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*