Raportime

Shpallen kriteret për shef shërbimi. Mjekët të pakënaqur: Kriteret janë përjashtuese

  Denisa Canameti Shpallen kriteret e vlerësimit të dosjeve të kandidatëve për drejtues të shërbimit në strukturat shëndetësore universitare. Data e aplikimit për proçedurën e përzgjedhjes së kandidaturave për drejtues të shërbimit në strukturat shëndetësore universitare do të jete nga data 19.10.2018 ora 09:00, deri më 05.11.2018, ora 16:00. Qeveria shqiptare me një Vendim të Këshillit të Ministrave më datë ...

Read More »

Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracionin e lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore

Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracionin e lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore. Emigrimi i shqiptarëve të arsimuar në vitin 2010 dhe 2011 është rritur me 223% krahasuar me vitin 2000 dhe 2001. Ekspertët Gëdeshi dhe King zhvilluan një sondazh me 720 doktorantë, PHD dhe 303 studentë që jetojnë jashtë vendit për llogari të ...

Read More »

IDP: Mjekët shkelin privatësinë e pacientëve

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE në Shqipëri, organizuan aktivitetin me temë “Rregullat në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale në sistemin e kujdesit shëndetësor”. Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues nga institucionet publike dhe subjektet private që ushtrojnë veprimtarinë në sektorin e shëndetësisë. Z. ...

Read More »

Prezantohet aplikacioni “Avokati i Popullit” për rritjen e ankesave të qytetarëve

Institucioni i Avokatit të Popullit paraqiti sot për publikun aplikacionin për telefonat inteligjentë me të njëjtin emër. Aplikacioni “Avokati i Popullit” ka për qëllim të ofrojë një platformë shtesë për marrjen e ankesave nga qytetarët lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe raportimin e korrupsionit. Aplikacioni do të jetë vecanërisht i dobishëm për qytetarët që jetojnë jashtë Tiranës dhe ...

Read More »

Institucionet shtetërore, asnjë të dhënë për sigurinë dhe shëndetin në punë në Call Center

Ilma Lamçe, Denisa Canameti Rreth 30 mijë punonjës janë të punësuar në sektorin e call center. Për një kategori jo të vogël punëmarrësish, punësimi në to paraqet një zgjidhje të improvizuar, në pritje të një pune më të mirë, e për të tjerët, është një vend i lakmuar për shkak se konsiderohet një punë që të siguron një pagesë relativisht të ...

Read More »

Spitalet nuk zbatojnë ligjin për të drejtën e informimit, mungesë transparence

Denisa Canameti Transparenca në institucionet publike shëndetësore mungon. Spitalet bashkiake, rajonale dhe terciare, kanë detyrimin që të bëjnë transparencën e veprimtarisë së punës, përmes Programit të Transparencës në bazë të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Në të thuhet: “Çdo institucion duhet të vendosë në zbatim një program institucional të transparencës, ku përcaktohen kategoritë e informacionit që bëhet ...

Read More »

Vuan nga fibromialgjia, kalvar përpjekjesh nëpër institucione

Shoqata Together for life mori një ankesë nga pacientja D.Xh, e cila është diagnostikuar  me Fibromyalgia, në prill 2011, në një spital privat. Kjo diagnozë është shumë e rrallë dhe nuk trajtohet në institucionet tona shëndetësore. Pas shumë përpjekjeve për disa vite, para institucioneve shtetërore me Avokatin e Popullit, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  Zyrën e Kryeministrit, Komisionerin për ...

Read More »

Insulina pa barkod, çështja i kalon Avokatit të Popullit

Insulina ka një kosto prej 5200 lekësh në farmaci, por prej vitesh ajo ofrohet me rimbursim nga qeveria. Në varësi të individit, gjatë një dite mund të përdoret 1 ose 4 pena, aq sa ka brenda një kuti. Përmes Ministrisë së Shëndetësisë, Shqipëria furnizohet me insulinë pa barkode nga tre kompani. Vetëm dy lloje ilaçi janë të pajisur me barkode, ...

Read More »

Fëmija me leucemi akute, shteti nuk mbulon analiza specifike

“Përshëndetje unë jam nëna e një djali 4 vjeçar që vuan nga një sëmundje shumë e rëndë, Leuçemi Akute Limfoblastike. Për shtetin shqiptar kemi vdekur me kohë. Djalit para një muaji i ra dhe hepatiti C. I lutem zotit të më ndihmojë, është sëmundje që kërkon shumë para. Nga ana ekonomike s’di çtë them jemi cop copë, nuk kisha rrugë ...

Read More »