Lajme

3 raste pozitive në Fier, mes tyre 2 mjekë

Tre raste të reja janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 në qytetin e Fierit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 2 nga tre rastet janë mjek. Më konkretisht mësohet se është infektuar me koronavirus një mjek anestezist i spitalit të Fierit. Ai ka qenë gjatë ditëve të fundit në qytetin e Vlorës, ku dhe mendohet të jetë infektuar. Në ...

Read More »

Sars-Cov2/Covid-19 është një realitet jetësor!

Aktualisht opinioni publik, sikurse në gjithë botën edhe në Shqipëri ndahet midis atyre që nuk besojnë në egzistencën e Covid-19, dhe atyre që e besojnë. Në krahun e atyre që bëjnë thirrje për të besuar se covid-19 egziston janë bluzat e bardha që punojnë drejtpërdrejt me pacientët e infektuar me covid, midis tyre edhe mjeku infektolog Tritan Kalo. Në një ...

Read More »

1462 raste aktive në vend, Tirana kryeson

Të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se kryeqyteti ka numrin më të lartë të të prekurve nga COVID – 19 në 24 orët e fundit. Rekordi i ri prej 117 rastesh pozitive rendit Shkodrën, Kavajën, Korçën pas Tiranës. Më tej janë Puka, Lezha, Durrësi, Kurbini. Më konkretisht, rastet aktive të konfirmuara në 24 h e fundit: Tiranë ...

Read More »

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 90 raste të reja, 2 humbje jete dhe 43 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton bizneset se duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve. Mbajtja e maskës e detyrueshme në ambientet e mbyllura Dr. Flutura Beqo Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët ...

Read More »

Komenti i qytetarit në faqen e MSHMS: Urdhëra që të mos jepen rekomandime për rezonancë? Jeni përgjegjës për vuajtjet tona

Mungesat në sistemin shëndetësor, vazhdojnë të ngjallin zemërimin e qyetarëve të cilët nuk kursejnë komentet në rrjetet sociale për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Një koment i një qytetari, shpreh indinjatën për mosfunksionimin e sistemit parësor, për moskryerjen e ekzaminimeve dhe për mospërgjigjen e institucioneve përgjegjëse, në një kohë kur i afërmi i diagnostikuar me tumor ka shfaqur shqetësime ...

Read More »

Komiteti Teknik është duke diskutuar për përdorimin e maskës në ambiente publike

Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale Ogerta Manastirliu ishte e ftuar këtë të enjte në studion e ABC News me gazetaren Mirela Milori. Gjatë bisedës Manastirliu theksoi se ndërgjegjësimi i popullatës është shumë i rëndësishëm në këtë fazë të epidemisë së Covid-19. Diskutime të shumta ka patur edhe mbajtja e maskës nga popullata për të cilën Manastirliu deklaroi se ajo ...

Read More »

Manastirliu: QSUT nuk është vatër infeksioni

Duke patur parasysh se nga radhët e personelit mjekësor u shënuan dy humbje jete dhe u infektuan edhe infermierë të tjerë, dhe nëse spitalet janë vatra infeksioni, Manastirliu u shpreh se është një fakt që ndodh rutinë në gjithë spitalet e botës. Sipas saj spitalet janë vende me ekspozim të lartë ndaj infeksionit por nuk pranoi që QSUT të jetë ...

Read More »

COVID-19/ Mbyllje e vendit? Ja si përgjigjet epidemiologia

Epidemiologia Rovena Daja tha në emisionin “Repolitix” se ka persona që kanë thyer karantinën, por Kodi Penal për ta nuk është zbatuar. “Ka pasur raste që kanë dalë duke pirë kafe edhe pse e dinin që ishin pozitivë. Ka edhe rast kur fëmijët kanë dalë duke luajtur me të tjerët jashtë”, tha Daja. Ndërsa në lidhje me izolimin e vendit, ...

Read More »

Nëse nuk respektohen masat, rrezikojmë shpërndarje komunitare të virusit

Bisedoi: Klevisa GJIKA Ditët e ngrohta të verës kanë afruar dhe lëvizja me transport urban duket e pamundur pa ajër të ventiluar. Megjithatë, Blerta Brati, mjeke mikrobiologe në ISHP sugjeron fikjen e kondicionerëve dhe thekson se përdorimi i tyre vetëm sa ndihmon në përhapjen e virusit. “Në autobus do thoja të mos përdoret ventilimi sepse nuk kemi siguri se kush ...

Read More »

AVOKATI I POPULLIT NË KUVEND/ Problematikat e shëndetësisë, nga mungesa e medikamenteve tek mungesa e mjekëve

Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca ka marrë pjesë sot në seancën e Kuvendit të Shqipërisë ku prezantoi Raportin Vjetor të institucionit. Midis çështjeve të ngritura, znj. Ballanca, përmendi edhe sektorin e shëndetësisë, ku u shpreh se: ‘Problematike mbeten: trajtimi mjekësor jo në përputhje me standardet, burokraci lidhur me radhët e pritjes në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mungesa në medikamente, ...

Read More »