1462 raste aktive në vend, Tirana kryeson

Të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se kryeqyteti ka numrin më të lartë të të prekurve nga COVID – 19 në 24 orët e fundit. Rekordi i ri prej 117 rastesh pozitive rendit Shkodrën, Kavajën, Korçën pas Tiranës. Më tej janë Puka, Lezha, Durrësi, Kurbini.

Më konkretisht, rastet aktive të konfirmuara në 24 h e fundit:

Tiranë – 41 raste

Shkodër – 9 raste

Kavajë – 9 raste

Korçë – 7 raste

Pukë, Lezhë – 6 raste

Durrës, Kurbin – 5 raste

Krujë, Tropojë, Mirditë  – 4 raste

Fier – 3 raste

Kolonjë – 2 raste

Lushnjë, Vlorë, Mat – 2 raste

Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan – 1 rast

Aktualisht, 1462 persona janë aktivë me COVID – 19 në vendin tonë. Të infektuarit ndodhen kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës.  Këto katër qytete, në bazë të të dhënavë të update – uara çdo 24 orë, kanë numrin më të lartë të infektuarve.

Kujtojmë se 68 qytetarë janë shëruar gjatë ditës së kaluar, shifër kjo që e çon në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*