
Tre raste të reja janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 në qytetin e Fierit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 2 nga tre rastet janë mjek. Më konkretisht mësohet se është infektuar me koronavirus një mjek anestezist i spitalit të Fierit.
Ai ka qenë gjatë ditëve të fundit në qytetin e Vlorës, ku dhe mendohet të jetë infektuar. Në momentin që janë shfaqur shenjat, mjeku nuk ka shkuar në punë, teksa mësohet se deti më tani nuk është pezulluar asnjë ndërhyrje në këtë spital.
Ndërkohë, nga ana tjetër, rasti i dytë është i një mjeku në Levan, por që banon në Fier. Rasti tjetër është një grua, teksa mësohet se janë identifikuar banesat e tyre. / Shqiptarja.com
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve