Votuesit e Dibrës bëjnë Beqajn për “një lek”: Pse e shkretuat spitalin e Burrelit?!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të jetë në krye të listës së kandidatëve të PS-së në qarkun Dibër. E meqë fushata ka nisur, Beqaj ndodhet atje për të bërë fushatë. Nëpërmjet rrjeteve sociale Beqaj raporton herë pas here aktivitetet që zhvillon në Dibër, duke u ndalur veçanërisht në shëndetësinë e Dibrës.

Kështu, dje, ish-ministri i Shëndetësisë, bashkë me Kryetarin e Bashkisë Dibër Muharrem Rama, ka inspektuar punimet për rikonstruksionin e qendrës shëndetësore Kastriot. Vlera e këtij investimi është rreth 100 milionë lek. Mjedise të reja për t’ju shërbyer më mirë rreth 10 mijë banorëve, për të ofruar kujdes shëndetësor cilësor, pa pagesë sa më pranë vendbanimit.

Komentet e qytetarëve (votuesve) në profilin e Beqajt kanë qënë të mbushura me mllef për gjendjen e rënduar të spitalit të Burrelit.

 Komentet në profilin e ish-ministrit të Shëndetësisë:

Shumë bukur që i bëni. Ndalu në Burrel dhe shihe spitalin se është bërë për strehim pëllumbash. Por është turp se e keni lenë Matin në mëshirë të fatit asnjë lloj investimi. Pra me pak fjalë ishalla ju do e kujtoni.

 O njeri! Po në Burrel që s’ka doktor materniteti?! Gratë po lindin në autobus, në rrugë e në ara. Pse e shkretuat totalisht Burrelin në shëndetësi?

 Po çfarë do populli i Burrelit nga ky legen kur investon 100 milion lek për qendrën shëndetësore në Kastriot të Dibrës dhe asnjë lek në spitalin e Burrelit?!/ D.C

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*