
Kesilda Gjoka
Kjo është pamja nga tualetet e shërbimit të urologjisë në QSUT. Një pamje e tillë, është tregues i një cilësie tejet të dobët të higjienës në këtë shërbim i cili mund të bëhet shkak edhe për infeksione tepër të rrezikshme si për pacientin ashtu edhe për personelin shëndetësor.

*Kontrolli i infeksioneve në institucionet shëndetësore është një standard i cilësisë dhe ka rol qenësor për mirëqenien dhe sigurinë e të sëmurëve, punonjësve shëndetësorë dhe vizitorëve. Kjo disiplinë përfshin shumicën e reparteve përbrenda spitalit dhe përmbledh çështjet që i përkasin cilësisë, menaxhimit të rrezikut për infektim, udhëheqjes klinike, shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës. Të gjitha institucionet shëndetësore patjetër duhet ta kenë përbrenda strukturës së tyre organizative programin e kontrollit të infeksioneve
Ky program duhet të ketë dy pikësynime:
- të ulë në minimum shkallën e infeksioneve nozokomiale,
- të mbrojë personelin shëndetësor dhe vizitorët nga rreziqet eventuale të infektimit
Drejtori i spitalit apo i institucioneve të tjera shëndetësore duhet të jetë përgjegjësabsolut për sigurinë dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara përbrenda institucionit që drejton. Ata duhet të sigurojnë të gjitha parakushtet për organizimin e praktikave efektive të kontrollit të infeksioneve, për mbarëvajtjen e punës së ekipit që merret me çështjet e kontrollit të infeksioneve si dhe të Komitetit për Kontroll të Infeksioneve. Nëse institucioni shëndetësor është shumë i vogël për të mbështetur një strukturë të këtillë, atëherë duhet të sigurojë këshillime nga eksperti për kontroll të infeksioneve në intervale të rregullta kohore. Në rast nevoje, si p.sh. gjatë ndonjë shpërthimi akut të infeksioneve, këto këshillime mund të jenë edhe më të shpeshta. Njëkohësisht edhe institucionet që ofrojnë mjekim shtëpiak duhet t’i ofrojnë personelit të tyre njohuri paraprake profesionale të kontrollit dhe të parandalimit të infeksioneve.
(Cit. Spitali Rajonal Lezhë nëpërmjet Projektit “Mbështetje Reformës në Shëndetësi” Korrik 2012. Kontrolli dhe Parandalimi i Infeskioneve spitalore – Manual.)
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve