Titullarë institucionesh, presion Shoqatës së Infermierëve: Po tejkaloni kompetencat

Përmes një statusi në facebook, shoqata e Infermierëve të Shqipërisë është shprehur e shqetësuar për shkak të presioneve të vazhdueshme që vijnë çdo ditë, në adresë të tyre. Titullarë institucionesh, sipas tyre, po i akuzojnë për tejkalim kompetencash.

Statusi i plotë i shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë në facebook:

Na është bërë presion nga shumë institucione dhe nga shumë persona që kanë një post drejtues në Institucione të ndryshme që ne si shoqatë po tejkalojmë kompetencat tona duke ngritur zërin për çështje të ndryshme profesionale.

Kush mund të na thotë është tejkalim kopetencash të ngresh zërin për mbrojtjen e personelit kur ai dhunohet?

Kur kërkon kushte më të mira apo rritje page?

Kur kërkon të paguhen ditët e shtuna apo të djela kur je në punë?

Kur kërkon të paguhen ditët e pushimeve?

Kur kërkon të ketë kategorizim të infermierëve në punë që të mos paguhet njësoj si ai me një kurs 3 mujor si ai me një bachelor 3 vjeçar dhe ai me master shkencor?

Apo pse në dalim në krah të mjekëve kur dhunohen pasi janë pjesë e ekipit të punës në sistemin shëndetësor (pasi puna bëhet në grup në ekip e jo individuale)?

Që ngremë zërin që në asnjë vend të botës Infermierët nuk paguajnë për të shkuar në punë dhe për ta parkuar makinën në institucionin ku punon?

Që të ketë një përzgjedhje të drejtë të personave që vihen apo zgjidhen në pozitat drejtuese në spitale apo institucione të tjera dhe jo me ngjyrim politik partiak,me mik, me lekë apo në forma të tjera?

Kush mund të thotë pse në të gjithë vendet funksionojnë shoqatat dhe sindikatat ndërsa në vendin tonë ose nuk ka ose ato që janë mundohen ti politizojnë apo më e keqja kur nuk ju përshtaten interesave të politikave u bëhet presion për heshtje deri dhe në heqjen e të drejtës për të vepruar?

Nuk heqim dorë nga asgjë pasi ne jemi krijuar për një qëllim sipas motivacionit tonë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*