Të drejtat dhe përgjegjësitë e pacientit

 

Shumë institucione dhe organizata evropiane kanë kontribuar në zhvillimin dhe përparimin e të drejtave të pacientëve. Termi “pacient” përdoret më shpesh kur bëhet fjalë për shëndetin.

Sipas përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)16, shëndeti kupton një gjendje të plotë fizike, mendore dhe mirëqenie sociale e jo thjesht mungesë sëmundjeje apo dobësie. Garantimi i respektimit të të drejtave të njeriut ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin dhe mirëqenien dhe detyron zbatimin e të drejtave specifike të pacientit.

Kjo është një çështje shumë e ndjeshme që po merr gjithnjë e më shumë vëmendje jo vetëm nga qytetarët-pacientë, por edhe nga personeli shëndetësor dhe menaxherët e institucioneve të shëndetit.

Autoriteti Shëndetësor Rajonal Tiranë ka ofruar prej disa vitesh të dhëna për kartën e të drejtave, por që ende nuk janë bërë pjesë e mënyrës reale të të funksionuarit të një qendre shëndetësore në vendin tonë. Më poshtë, do të gjeni disa nga të drejtat dhe përgjegjësitë e pacientëve

TË DREJTAT E PACIENTIT

-Të ketë akses për shërbim shëndetësor

-Të ketë besueshmëri dhe intimitet

-Të jetë i informuar

-Të referohet për vizitë më të kualifikuar kur ka nevojë

-Të zgjedhë mjekun e familjes në kujdesin parësor një herë në vit

-Të ketë kujdes të vazhdueshëm

-Të marrë pjesë në vendimmarrje lidhur me shëndetin e tij

-Të trajtohet nga personel mjek/infermier të kualifikuar

-Të refuzojë trajtimin mjekësor

-Të ketë dijeni mbi skemën e sigurimit të tij shëndetësor

-Të ketë të drejtë dhe të dijë se ku të ankohet për shërbimin shëndetësor që i ofrohet

PËRGJEGJËSITË E PACIENTIT

-Të bëjë një jetë të shëndetshme

-Të kujdeset dhe të mbrojë ambientin ku jeton

-Të respektojë të drejtat e pacientëve të tjerë dhe të personelit mjekësor

-Të përdorë në mënyrë optimale dhe të mos abuzojë në sistemin shëndetësor

-Të njohë shërbimet shëndetësore që i ofrohen atij në nivel lokal

-Të informojë në mënyrë korrekte personelin shëndetësor nëse i kërkohet informacion për diagnozën, trajtimin, këshillimin ose rehabilitimin e tij

-Të këshillohet dhe të pranojë procedurat e trajtimit mjekësor dhe rehabilitimit të tij fizik

-Të interesohet për koston dhe mënyrën e pagesave të mundshme

-Të kujdeset për librezën shëndetësore

 

Burimi: Shendeti.com.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*