Spitali Rajonal i Lezhës mbush 50-vjet nga dita kur nisi aktivitetin e tij human në ofrimin e shërbimit mjekësor të kualifikuar për komunitetin. Spitali i parë në rrethin e Lezhës, i projektuar si i tillë, daton në prill 1968. Godina tre katëshe, akoma në funksionim, kishte ambiente të mjaftueshme për kohën.
Për të përkujtuar këtë përvjetor Spitali Rajonal Lezhë në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësise Tiranë dhe Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, si dhe sinergji me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale & Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit organizojnë një simpozium shkencor ku do të marrin pjesë ish- mjekë të këtij spitali, personeli shëndetësor aktual, profesorë të nderuar që ushtrojnë aktivitetin e tyre në spitalet e Tiranës, Elbasanit etj. Aktiviteti do të zhvillohet me datë 5 maj, në Lezhë.

Pak histori për spitalin e Lezhës:
Hapja e Spitalit shënon edhe fillimin e shërbimit shëndetesor me shtretër në rang rrethi. Spitali ishte i vendosur në një godinë në kishën e asaj kohe e vendosur në katin e I-rë dhe II-të me pamje nga lindja e kësaj ndërtese. Kjo godinë ndodhej në një kodër të vogël buzë lumit Drin , ku ndodhet edhe sot. Spitali I asaj kohe kishte 10 shtretër me tre reparte që konkretish ishin:
-Reparti I Pathologjisë
-Reparti I Pediatrisë
-Reparti I Maternitetit
Mamia e I-rë “ Fatime Myshketa e cila priti lindjen e parë tek Materniteti Lezhë në muajin Korrik të vitit 1948.
Në vitet që pasuan mamitë që shërbyen ishin Zyhra Gjebrea e më pas Syri Lohja.
Viti 1968 shënon një hap tjetër në historikun e shërbimit shëndetësor me shtretër ,në rrethin tonë. Ndërtimi i godinës III-katëshe e projektuar për spital në të cilën filloi funksionimin në Prill 1968.
Spitali i ri kishte ambjente të mjaftueshme dhe anekset e nevojshme .
Spitali kishte repartet e pathologjisë, e Pediatrisë dhe të Maternitetit. Po në këtë vit filloi të funksiononte edhe reparti Iikirurgjisë ,po ashtu edhe shërbimi i Radiologjise , Pneumo-ftiziatrisë dhe Laboratorit. Krahas rritjes së specialiteteve dhe të shtretërve u rrit edhe numri i mjekëve dhe infermierëve që shërbenin në ketë spital.
Konkretisht numri i mjekëve arriti deri në 12, numri i krevatëve 107

Mjekët e parë në spitalin Lezhë ishin:
Ali Bushati
Pandora Sula
Skënder Mekbuli
Shyqyri Haxhia
Kadire Uka
Veli Velia
Apollon Gjebrea
Agron Belishova
Petraq Cama
Nexhat Kalaj
Llesh Mataj
Muhamet Syri
Repartet e spitalit në vitin1973
Në Shërbimin e Kirurgjisë punonte :
Një mjek: Dr.Shyqyri Haxhia
Në shërbimin e Pathologjisë punuan mjekët:
Agron Belishova
Kadire Uka
Petraq Cama
Skënder Mekbuli
Apollon Gjebrea
Në shërbimin e Pediatrisë punonin mjekët :
Llesh Mataj
Pandora Sula
Ali Bushati
Në shërbimin Radiologjisë
Veli Velia
Në shërbimin e Pneumoftiziatrisë
Muhamet Syri
Në vitin 1973 filloi të funksiononte edhe Shërbimi i obsetrikë-gjinekologjisë nën kujdesin e mjekut obstetër-gjinekolog
Zef Zefaj./ ProPacientit
D.C
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve