Denisa Canameti
Ka 6 muaj që hemofilikët vijnë vërdallë nëpër QSUT për faktorin 9. Kanë qënë të shumta denoncimet në adresë të “Pro Pacientit” lidhur me këtë problematikë. Një denoncim ka ardhur nga një qytetar që jeton në Dibër. Pacienti tregon se përgjigja që farmacia e spitalit i jep për këtë mungesë është e njëjtë: “Nuk ka. Raporto ku të duash”!
Kujtojmë se përgjegjës për fushatën e pozitës në Dibër është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
“Tre herë që shkoj brenda 10 ditëve nga Dibra në Tiranë për të marrë ilaçin që më duhet antihemofilik. Farmacistja e spitalit thotë nuk ka. Shko, raporto ku të duash më tha. Po ku të raportosh? Rama u mallëngjye që 4 vjet shërbimi spitalor falas dhe cilësor. Po kujt i thotë? Ne që jemi duke u përballur me mungësen e ilaçeve? Dhe tani për të kërkuar votën na e sjell Beqajn për të mashtruar përsëri “ shkruan qytetari.