Realizohet operacioni i parë me artroskopi tek Spitali Universitar i Traumës

Spitali Universitar i Traumës ka realizuar operacionin e parë me artroskopi.

Artroskopia është një operacion që përfshin futjen një kamera TV të vogël me fibra optike në kyçin e gjurit,
duke lejuar kirurgun ortoped të shohë direkt në strukturat brenda tij.

Artroskopia përdoret:
■ Për trajtimin e çarjeve të meniskusit
■ Për pastrimin e artikulacionit në periudhën e hershme të osteoartritit
■ Për heqjen e pjesëve të lira të kockave dhe kërcit brenda kyçit
■ Për dëmtimet e ligamenteve kryqe të përparme dhe të pasme
■ Në raste të edemave (ënjtjeve) ose infeksioneve të gjurit
■ Për problemet e kockës së kapakut të gjurit
■ Për trajtimin e dëmtimit të kërcit të artikulacion

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*