Kryeministri i vendit, Edi Rama shpesh herë angazhohet që ti zgjidhë privatisht hallet e popullit. Ai është shumë i ndjeshëm sidomos kur bëhet fjalë për çështjet e shëndetësisë. Në një status të fundit të bërë nga Rama për spitalin e Shkodrës, kanë vërshuar ankensat e qytetarëve.
“Për arsye familjare kemi frekuentuar për fat të keq spitalin e Durrësit dhe jemi shumë të zhgënjyer. Mungesë shërbimi total. Pacientin e kuruam ne jo infermierët. Kemi blerë çdo gjë vet, jemi detyruar ta çojmë të sëmurin në shtëpi sepse mungonte çdo gjë. Gjëja e mirë është se nuk marrin më lek. Por kjo nuk i justifikon çfarë më thashë më lart. Me besimin se do merreni seriozisht me këtë problem. Ju përshëndes dhe vazhdoj të besoj tek ju” shkruan qytetari.
Përgjigja e kryeministrit ka qënë e menjëhershme: “Më jep pak numrin e telefonit”.
A thua, do të mundet kryeministri ti zgjidhë privatisht të gjitha hallet e popullit apo kjo vlen vetëm për mbështetësit e vet?!