Q.S.U ‘Nënë Tereza’: Skemë lehtësuese për parkimin, po punojmë për zgjidhjen më të mirë të mundshme

Nisur nga shqetësimi i Shoqatës së Infermierëve për parkimin e automjeteve, drejtoria e Q.S.U ‘Nënë Tereza’, informon se ka nisur procesin për admnistrimin e sipërfaqeve të Q.S.U.”Nënë Tereza” të dedikuara për parkimin e automjeteve, për tu ardhur në ndihmë punonjësve, qytetarëve dhe palëve të treta; por edhe për disiplinimin e trafikut brenda hapësirave publike të Institucionit.

Në marrëveshjen e re me Fondin Shqiptar të Zhvillimit i cili ka marrë në administrim hapësirat e institucionit, konform marrëveshjes të lidhur mes palëve, është kërkuar identifikimi i saktë i automjeteve të punonjësve Q.S.U ‘Nënë Tereza’, për ndërtuar një skeme lehtësuese lidhur me këtë çështje. Drejtoria e QSUT-së po punon për arritjen e një zgjidhje sa më optimale të mundshme dhe aktualisht është duke ndjekur këtë proçes me prioritet.

Pavarësisht se në asnjë nga kontratat e punës së mjekëve dhe infermierëve nuk është parashikuar sigurimi i transportit apo parkimit të automjeteve, Q.S.U ‘Nënë Tereza’ është në përpjekje për të siguruar kushtet më të mira të gjithë stafit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*