
Studentët e Mjekësisë vijuan sot me bojkotin e autidoreve për të kundërshtuar punësimin e detyruar pas diplomave.
Studentët vijojnë prej një jave bojkotin.
Bojkotit i janë bashkuar dhe studentë të vitit të parë të Mjekësisë.
Studentët thonë se ligji është i pazbatueshëm pasi nuk është paraqitur ende kontrata.
Ata kërkojnë që të pezullohet detyrimi për firmosjen e kontratës që i detyron të punësohen pas diplomimit në Shqipëri deri në momentin kur të shprehet Gjykata Kushtetuese.
Lajmi ne përditësim…
Burimi: shqiptarja.com