ProPacientit paralajmëroi situatën alarmante në spitalin e Lushnjës. Talasemikët pa gjak

 

 

Prej disa muajsh ProPacientit vazhdon të ngrejë gjendjen e alarmit për pacientët me talasemi që marrin gjak në spitalin e Lushnjës. Ky spital herë pas herë gjendet në pamundësi për të mbuluar kërkesat e pacientëve, e ndërsa në periudhën e verës ishte paralajmëruar përkeqësim më i madh i situatës.

Ditën e djeshme kanë qënë mediat vizive, gazetarët e Report tv, ato që i kanë kushtuar një hapsirë të veçantë kësaj nevoje që po rrezikon seriozisht jetën e qindra pacientëve. Drejtuesit e bankës së gjakut në spitalin e Lushnjes, janë shprehur se situata është alarmante dhe se kërkohet ndërhyrja e Ministrisë së Shëndetësisë e njëkohësisht edhe dhurime vullnetare të gjakut nga ana e qytetarëve.

Politikat efikase të Ministrisë për sensibilizimin e qytetarëve që të dhurojnë gjak janë e vetmja zgjidhje për tu ardhur në ndihmë kësaj shtrese me nevoja specifike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*