
“Jam këtu si qytetar dhe kërkoj mbrojtjen e ligjit, aspak për interesat e mia personale. Do t’i shkoj çështjes deri në fund, këtu ka një konflikt të pastër interesi. Kjo është vënë re nga i gjithë stafi akademik”.
Profesor Arben Beqiri, një nga kirurgët më të mirë në vend për sëmundjet e brendshme ka hedhur në gjyq si ministrinë e Shëndetësisë dhe rektorin e Universitetit të Mjekësisë, profesor Arben Gjatën, kirurg i njohur por që prej vitesh ushtron me kohë të plotë punën e rektorit.
Beqiri pretendon se Ministria e Shëndetësisë ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin duke i dhënë rektorit të Universitetit të Mjeksisë edhe një post të dytë, drejtimin e shërbimit të kirurgjisë në QSUT, një pozicion kyç që kërkon angazhim me kohë të plotë.
Në gjykatë është paraqitur vetëm doktor Arben Beqiri, ndërsa kundërshtari i tij, z. Gjata është përfaqësuar nga avokati i tij. Beqiri shprehet se do t’i shkojë çështjes deri në fund dhe se pret që gjykata të japë drejtësi.
Nga 48 shërbime që numëron Spitali Universitar “Nënë Tereza” vetëm 32 prej tyre kanë të zyrtarizuar shefin e ri të shërbimit. Një pjesë e kandidatëve kanë hapur procese gjyqësore si ndaj ministres, spitalit dhe kandidatëve kundërshatar me argumentin se procesi zgjedhor ka qenë i parregullt dhe jo transparent./News 24
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve