
Dy infermiere të Spitalit të Beratit janë shtruar në pavijonin e infektivit, pasi dyshohet se janë prekur nga fruthi. Lajmi bëhet i ditur nga mjekja infeksioniste Elena Xhaxho. Mjekja konfirmon 7 raste me fruth në Spitalin e Beratit, të cilët po marrin trajtim.
Mësohet se dy infermieret, të cilat tashmë janë të izoluara dhe po mbahen nën vëzhgim, i shërbyen një djali 24-vjeçar të prekur nga fruthi.
Burimi: Panorama
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve