Për një serum Nuk duhet recetë! Si po funksionon QSH Kamëz dhe planet për riorganizim

 

“Edhe për një serum do të marrësh fletë-recetë.” Urgjenca në Qendrën Shëndetësore të Kamzës, është përmendur shpesh si një shërbim i dobët. Mungesë medikamentesh, infrastrukture, të cilat justifikonin besimin e ulët të qytetarëve.  “Pro Pacientit” ka denoncuar disa herë mungesat në këtë QSH shëndetësore, duke ndjekur problematikën deri në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Qytetarët janë ankuar shpesh se edhe për një serum duhet të rendësh nëpër farmaci. Mjekët e QSUT-së kanë pretenduar disa herë që është pikërisht mungesa e funksionimit të kësaj urgjence një ndër arsyet pse krijohet mbingarkesë në periudha të caktuara.

Pas denoncimeve të njëpasnjëshme, duket se situata ka ndryshuar. E kontaktuar nga “Pro Pacientit”, drejtoresha e QSH Kamëz, Vjola Fera, shprehet se ka marrë të gjitha masat që gjatë kësaj periudhe pacientët të mos enden nëpër farmaci për medikamente bazë.

“Në Qendrën Shëndetsore Kamëz për herë të parë kemi arritur të sigurojmë dhe garantojmë medikamentet bazë sipas protokolleve të trajtimit të ugjencave mjekësore sipas listës nga Ministria e Shëndetësisë. Është një nisëm kurajoze, mbi të gjitha për ne qytetarët e Kamzës. Synojmë një shërbim shendetësor të fuqizuar,  jo vetëm për sezonin e verës por për gjatë gjithë vitit. Do të inkurajoja dhe falenderoja të gjithë mjekët që punojnë në këtë Qendër që janë gjithmonë të palodhur dhe profesionistë pranë të sëmurëve.

Në optikën time nuk është vetëm shërbimi shendetësor 24 orë që është në rrugën e duhur të ndryshimit, si dhe paisjen me një game të gjërë medikamentesh por kemi pajisur dhe pesë pikat, me medikamentet bazë” shprehet Fera.

E pyetur nëse ka ndonjë plan/projekt për krijimin e një shërbimi urgjence model që do ti shërbente qytetarëve të Bashkisë Kamëz, drejtoresha thotë:

“Sigurisht objektivi është në perfeksionimin e shërbimit të ugjencës gjithnjë e më shumë. Madje pse jo po punoj për shqyrtimin e një plan projekti për riorganizimin e këtij shërbimi, duke bërë një rikonstruksion modest me të ardhurat e qendrës tonë shëndetësore. Në një nga pikat e ambulancave pritet të kalojë dhe një rrugë nacionale:  Fushë krujë- Kashar dhe nëse shërbimi urgjencës do të zhvendosej aty do të shkurtonte më shumë kohën për në spitalin e QSUT duke shmangur trafikun e Kamëz -Institut. Po punojmë çdo ditë për një shëndet të sigurtë, me mjete sa më efiçente dhe mbi të gjitha kujdes për një jetë cilësore.”

Ndërkohë, pyetjes se cila është gjendja në shërbimet e tjera, Fera thotë se ka plane për fuqizimin e shërbimeve si dhe shfrytëzimin e të ardhurave dytësore për rikonstruksionin e 5 pikave shëndetësore.

“Në fokusin tim si drejtuese është fuqizimi i shërbimeve të kësaj qendre deri në kapilar duke pajisur me aparatura siç janë përshembull laborator aparati biokimik, për një muaj mbyllja e procedurës për okulistikën dhe shërbimin e ORL.

Në juridiksionin e Qendrës Shëndetësore Kamëz janë dhe 5 pika shëndetësore nga të cilat tre që kanë qenë emergjente janë rikonstruktuar janë dhe dy tjera ku njërën në Laknas po punojmë për një plan projekt duke e paraqitur në Ministri për të zhvendosur apo riorganizuar shërbimin e urgjencës”, përmbyll drejtoresha .

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*