Pacientët me turbekuloz të paizoluar, infektohen 3 punonjëse të Spitalit të Durrësit

3 punonjëse sanitare të Spitalit të Durrësit dyshohet se janë infektuar në vendin e punës me bakterin TBC, që njihet ndryshe si sëmundja e Turbekulozit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë punonjëset, të cilat po marrin trajtim mjekësor të specializuar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Një prej punonjësve të infektuar fajëson spitalin për mosplotësimin e kushteve minimale të punës, ku tregon se si ajo edhe 11 punonjëse të tjera pastrojnë çdo ditë ambientet spitalore pa masa mbrojtje, ndërsa në vend të djegies së çarçafëve të të sëmurëve me turbekuloz, ata detyrohen t’i lajnë.

I pyetur për ngjarjen, shefi i Dispanserisë në Durrës, Zyber Pupla, mjek pneumolog, tha për News 24 se nuk ka vend për panik, pasi sëmundja ngjitëse e Turbekulozit është tërësisht e shërueshme dhe nuk lë pasoja.

Mjeku thotë se ende nuk është sqaruar origjina e sëmundjes tek sanitaret, ndërkohë që në Spitalin e Durrësit trajtohen aktualisht 4 pacientë.

Burimi: News24

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*