
Punonjësit e spitalit të Korçës kanë mbetur pa paga, pasi nuk ka kush të firmosë borderonë.
Ky denoncim ka ardhur në faqen zyrtare të Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë.
Kujtojmë se të gjithë drejtuesit e spitaleve rajonale kanë dhënë dorëheqjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, në korrik të këtij viti.
Kjo situatë largimesh e konkursesh duket se po cënon rëndë të drejtat e qindra punonjësve në sistemin shëndetësor.
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve