
Mjekja Luzhiana Abazi është ndarë nga jeta në moshën 47-vjeçare, pasi nuk arriti ti mbijetonte një sëmundjeje të pashërueshme nga e cila vuante prej 3 vitesh. Lajmi është bërë publik mëngjesin e së martës nga miqtë dhe të afërmit e mjekes.
Që pas vitit 2000, Abazi ka qenë mjeke dhe njëkohësisht ka drejtuar disa institucione të rëndësishme në sistemin shëndetësor.
Ajo ka mbajtur për pak kohë detyrën si drejtore e Shërbimit Spitalor pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Po ashtu për pesë vite me rradhë Abazi ka qenë pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë. Ajo njihej si një nga eksponentët e lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
CV e Luzhiana Abazit
- Znj. Luzhiana Abazi lindi në qytetin e Durrësit, më 19 Maj 1971.
- Në vitin 1994, u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.
- Në periudhën 2000 – 2002 ka qenë drejtore pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal.
- Znj. Abazi ka qenë pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë për rreth 5-vjet, në vitet 2002 -2007.
- Në periudhën 2007-2011 është zgjedhur kryetare e njësisë bashkiake nr.6 Tiranë. Në 2011-2013 ka qenë drejtore e “Drejtorisë nr. 2 të Punëtorëve të Qytetit’, Bashkia Tiranë.
- Nga 2014-2016 Znj. Abazi ka ushtruar detyrën si drejtore e Shërbimit Spitalor pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH)
- Nga 2016 drejtore e “Drejtorisë Rajonale të Fondit Tiranë”. /Pro Pacientit
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve