
Alket Koroshi, mjek
Nimesulidi është një ilaç anti-inflamator jo-steroid (NSAID) me aktivitet frenues preferencial në enzimën ciklooksigjenaza 2 (COX-2) . Medikamenti filloi te perdorej për herë të parë në Itali në 1985 dhe më pas u tregtua në më shumë se 50 vende . Ka veti të fuqishme analgjezike, anti-inflamatore dhe antipiretike, me një rrezik relativisht të ulët për efekte anësore gastrointestinale, siç demonstrohet nga prova të shumta klinike . Për më tepër, nimesulidi, kur administrohet oral, absorbohet shpejt dhe gjerësisht, duke lejuar kështu kontroll efektiv të dhimbjes dhe te temperatures se larte .
Sidoqoftë, hepatotoksiciteti i shkaktuar nga nimesulide u raportua për herë të parë në 1997 dhe raste të rënda, madje edhe fatale, të dëmtimit të mëlçisë janë raportuar në pacientët që morën trajtim me nimesulide . Si pasojë, përdorimi i nimesulidit u kufizua ose u tërhoq nga tregu në 2002 në Spanjë dhe Finlandë, i ndjekur nga disa vende të tjera .
Aktualisht, nimesulidi është akoma i disponueshëm në treg në shumë vende (p.sh. Bullgaria, Republika Çeke, Greqia, Hungaria, Italia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia dhe Koreja e Jugut) pavarësisht tërheqjes së saj në treg në disa vende. Klinicistet duhet të monitorojnë ata pacientë me një rrezik themelor për dëmtim të mëlçisë që ne faza te hershme, madje edhe me përdorim afatshkurtër të nimesulidit.
Studimet tregojne se përdorimi i nimesulidit shoqërohet me një rrezik afërsisht të dyfishtë të rritur për hepatotoksicitetin. Eshte deshmuar një normë të rritur e efekteve anësore hepatike të raportuara me nimesulide, krahasuar me NSAID të tjera.
Por studime të mëtejshme të hepatotoksicitetit të shkaktuar nga nimesulid janë të nevojshme për të vlerësuar rrezikun, për hepatotoksicitetin e lidhur me nimesulidin sipas moshës, gjinisë dhe dozës dhe kohëzgjatjes së trajtimit.
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve