Ndahet nga jeta mjeku Nasi Bozheku

Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm mjeku neurolog Nasi Bozheku. Lajmi është bërë i ditur nga e bija, e cila me dhimbje konfirmon ndarjen nga jeta të të atit.

Me dhimbjen pafund, lotët pa mbarim, shpirtin copë, dashuria ime me e madhe, jeta ime, shpirti im Prof. Dr. Nasi Bozheku, sot në orët e para të mëngjesit ndërroi jetë. Me vullnet të tij do e nxjerrim nga shtëpia – si amanet i fundit! 
Për varrimin do të njoftoj pak më vonë.
Qofsh i parajsës o Ba. Të dua shumë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*