Ndahet nga jeta Adelajda Xhamani, shkak arresti kardiak. Policia: Vuante nga epilepsia

Adelajda Xhamani është ndarë sot nga jeta në moshën 31-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak i ndodhur në banesën e saj.

Ndonëse është përpjekur t’i jepet ndihma e shpejtë, mësohet se mjekët e urgjencës e kanë gjetur pa jetë 31-vjeçaren, trupi i së cilës do të niset tashmë drejt Kavajës, në vendlindjen e saj për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Nuk dihet nëse Xhamani ka vuajtur më parë nga probleme me zemrën, apo gjithçka ka ardhur në mënyrë të papritur.

Adela sic e njihnin te gjithe,  spikati në opinionin publik si një vajzë simpatike që tërhoqi vëmendjen pjesëmarrëse në reality shoë-n “Big Brother”, ku theu shumë tabu të lidhura veçanërisht me mentalitetin e zonës nga ajo vinte.

Më pas u përfshi në media dhe gazetari duke spikatur veçanërisht tek kronika rozë në shtypin e shkruar dhe në televizion.

Policia ka dhënë detajet e para lidhur me vdekjen e 31-vjecares Adelajda Xhamani.

Në njoftimin e policisë, thuhet se pritet vendimi i mjekut ligjor për të sqaruar shkaqet e ngjarjes, ndërsa deklarohet se Xhamani vuante nga epilepsia.

Njoftimi i policisë 

Më datë 29.10.2017, rreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj, shtetasia A. Xh., 31 vjeç, e cila jetonte vetëm.

Nuk ka shenja dhune.

Shtetasia e mësipërme vuante nga epilepsia.

Pritet vendimi i mjekut ligjor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*