Mungon medikamenti jetëshpëtues për nënat e reja

Në një postim në faqen e tij zyrtare në facebook, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Bardh Spahia, tanimë drejtuesi i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës në PD, denoncon mungesën e  medikamenteve në maternitetet e Tiranës. Sipas tij aktualisht në maternitet mungon “Oxitocina” që siç e përshkruan është jetëshpëtues për nënat e reja.

“Në maternitet mungon Oxitocina, medikament jetëshpëtues për nënat e reja. është medikament bazë në aktivitetin normal të lindjes e mungesa vë në rrezik serioz jetën e nënës dhe fëmijës. Pa oksitocine nuk mund të quhet maternitet institucioni shëndetsor. Vlera e një ampule në treg aktualisht është 27 lekë të reja( 270 lekë të vjetra)” shkruan Spahia në statusin e tij në facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*