
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pavarësisht se ka zgjedhur drejtuesit e institucioneve shëndetësore, sipas një konkursi “të drejtë” duket se nuk jua beson punën maksimalisht. Përfaqësues të Ministrisë kanë nisur kontrollet e rrepta nëpër Qendra Shëndetësore dhe Poliklinika Specialitetesh lidhur me mos/prezencën e mjekëve në punë.
“Firmosim 3 herë në ditë. Na vijnë me lista nëpër dhoma, për të firmosur. Firmos prezencën thonë. Kjo është fyese për ne, sepse nuk jemi nxënës shkolle,” shprehet një nga mjekët për “Pro Pacientin”.
Puna e Ministrisë së Shëndetësisë për përmirësimin e sistemit shëndetësor është përqëndruar te mjekët, kjo pasi edhe në raportimin e fundit nga kjo Ministri u tha se ankesat më të mëdhaja nga terreni vijnë për shërbimin e personelit shëndetësor./ D.C
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve